Komisionari i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Filippo Grandi, tha se numri i njerëzve të zhvendosur nga lufta në Ukrainë, ka kaluar dy milionë.
Grandi foli të martën në një konferencë për media në Oslo, pasi vizitoi Moldavinë, Poloninë dhe Rumaninë – të tria vende mikrpritëse të refugjatëve ukrainas.
Refugjatët arritën këtë shifër vetëm në ditën e 13-të luftës.
Grandi tha se për krahasim, luftërat ballkanike në Bosnje dhe Kosovë kanë shkaktuar dy-tre milionë të zhvendosur, por “në një periudhë prej tetë vjetësh”.
Derisa pjesë të tjera të botës kanë parë këso situatash, shtoi Grandi, “në Evropë është hera e parë që nga Lufta e Dytë Botërore”.