fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
OPEC “çmend” tregjet, ul prodhimin me 2 mln fuçi në ditë, rritet çmimi i naftës!
5 October, 2022

Pavarësisht presionit të madh të SHBA-së, OPEC+ vendosi ta ulë prodhimin e naftës me 2 milionë fuçi në ditë, ulja më e madhe kjo që nga fillimi i pandemisë, e që tani kërcënon t’i japë një goditje të fortë çmimit të karburantit vetëm disa javë përpara zgjedhjeve të mes mandatit në SHBA.

Grupi i prodhuesve të mëdhenj të ariti të zi, që përfshin Arabinë Saudite dhe Rusinë, e bëri njoftimit pas takimit të parë fizik të zhvilluar që prej marsit 2020. Reduktimi i bërë prej tij është i barabartë me rreth 2% të kërkesës globale për naftë.

Fill pas këtij lajmi, cmimi i naftës së papërpunuar Brent u rrit me 1.5% duke shkuar në 93 dollarë fuçia; edhe kuotimi i naftës amerikane pësoi rritje me 1.7%, duke u fiksuar tashmë në 88 dollarë për fuci. Presidenti Joe Biden nuk e fshehur shqetësimin nga pasojat që sjell një ulje e madhe të prodhimit të naftës nga OPEC +.

“Duhet t`i shoh detajet me kujdes, e gjithë kjo është e panevojshme,” u shpreh shefi i Shtëpisë së Bardhë. Tkurrja e prodhimit nis në nëntor. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët e saj planifikon të takohen sërish në dhjetor për një vlerësim të situatës.

Grupi sqaroi se vendimi për uljen e prodhimit u mor “në dritën e pasigurisë që rrethon perspektivat e ekonomisë globale dhe të tregut të naftës”. Çmimet globale të naftës, të cilat u rritën në gjysmën e parë të vitit, kishin pësuar së fundi një rënie pikiatë në mesin e frikës se një recesion global do të ulte kërkesën.

Kështu, nafta Brent llogaritej të kishte pësuar një rrudhje me 20% që nga fundi i qershorit. Me lëvizjen e fundit, OPEC-u dhe aleatët e tij, të cilët kontrollojnë më shumë se 40% të prodhimit global të naftës, shpresojnë të parandalojnë rënien e kërkesës për prodhimin e tyre në mesin e parashikimeve për një ngadalësim i mprehtë ekonomik në Kinë, Shtetet e Bashkuara dhe Europë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top