fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 11 April, 2021 16:04 Krimineli Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë
  • 11 April, 2021 14:30 Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës
  • 11 April, 2021 14:28 Jennifer Lopez publikon fotografi pa unazën 1 milion dollarëshe të fejesës
  • 11 April, 2021 14:20 Enca nga Dubai thotë se nuk ka nevojë për të dashur sepse i ka dy
  • 11 April, 2021 14:18 Fatmir Limaj kujton Agim Ramadanin: Ra për të mos vdekur kurrë
  • 11 April, 2021 14:14 Sipas vendimit të Qeverisë qytetarët e Kosovës që shkuan në Shqipëri për fundjavë nuk kanë nevojë as për test e as të vetizolohen
  • 11 April, 2021 14:10 Meghan Markle nuk do të marrë pjesë në varrimin e Princit Philip
  • 11 April, 2021 14:00 Ramush Haradinaj përkujton Agim Ramadanin në 22 vjetorin e rënies së tij
  • 11 April, 2021 13:57 KMDLNJ: Sava Janjiq duhet të hetohet për krime lufte
  • 9 April, 2021 20:52 Vdiq reperi dhe aktori DMX
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Osmani: Dialogu duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë dhe të respektohet integriteti territorial i Kosovës
15 March, 2021

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dialogu Kosovë – Serbi nuk do të jetë prioriteti numër një i Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Por, ajo thotë se do të jetë në fokus të Qeverisë dhe se ky proces duhet të përfundohet me njohje të ndërsjellë dhe me respektim të integritetit territorial të Kosovës dhe rendit kushtetues.

“Për një kohë të gjatë, problemet ditore dhe më akute të qytetarëve të Kosovës janë lënë anash, ndërsa liderët e kaluar të Kosovës janë fshehur prapa temës së dialogut duke i maskuar dështimet brenda vendit. Nuk duhet të lejojmë që kjo të ndodhë sërish. Qytetarët tanë kanë nevojë për drejtësi e punë, dhe është detyrë e jona t’u ofrojmë këtë. Dialogu me Serbinë, sigurisht, po ashtu do të jetë fokusi ynë dhe do të sigurohemi që shteti ynë të tregojë gatishmërinë për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në këtë proces të rëndësishëm. Procesi duhet të konkludohet me njohje të ndërsjellë dhe me respektim të integritetit territorial të Kosovës dhe rendin kushtetues”, ka thënë Osmani në një intervistë për “Faces of Democracy”.

Osmani thotë se Kosova është me fat që gjithmonë ka pasur përkrahjen bipartizane të SHBA-së dhe beson se presidenti i ri i SHBA-së, Joe Biden, do të angazhohet me çështjet me të cilat Kosova përballet sot.

“Republika jonë e re gjithmonë ka qenë shumë e privilegjuar të ketë përkrahjen bipartizane të SHBA-së. Por, nuk është befasi që njerëzit tanë janë të lumtur të shohin presidentin Biden në Shtëpinë e Bardhë, përkrah zëvendës-presidentes Harris. Presidenti Biden ka qenë zëri ynë kur nuk kishim zë gjatë viteve 1990-ta dhe ka qenë përkrahës i madh i pavarësisë sonë dhe tentimeve tona për forcim të shtetësisë. Jam e bindur se ai do të angazhohet me çështjet me të cilat përballet Kosova sot”, ka thënë Osmani.

Osmani, që garoi në zgjedhjet e 14 shkurtit me një listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje, duke fituar bindshëm zgjedhjet me mbi 50 për qind të votave, ka thënë se pa pasur drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë nuk mund të ketë një paqe e pajtim të qëndrueshëm.

Ajo është pyetur për deklarimet e Vasfije Krasniqi Goodmanit, që ka thënë se viktimat e luftës në Kosovë janë të zhgënjyera nga sistemi ndërkombëtar i drejtësisë.

“Unë pajtohem me Vasfijen. Sistemi i drejtësisë, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar, ka dështuar karshi viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Drejtësia për viktimat tona të luftës është parakusht për një paqe dhe pajtim të qëndrueshëm. Unë besoj se llogaridhënia qëndron fort në pragun e derës së Serbisë. Derisa Qeveria serbe të mos përballet me të kaluarën e saj dhe realitetin e saj, ne nuk mund të kemi drejtësi nëpërmjet ndonjë sistemi. Është koha që udhëheqësia e Serbisë të largohet nga mentaliteti i Millosheviqit dhe të ndalojë së mohuari krimet e kryera në Kosovë apo në vendet tjera në Jugosllavinë e dikurshme”, ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se do të punojë me institucionet ndërkombëtare dhe aleatët për të siguruar vaksina anti-COVID, ndërsa ka treguar se pandemia ka pasur ndikim të rëndë në sistemin shëndetësor dhe ekonomi në Kosovë, siç ka pasur edhe nëpër botë.

Sa i përket se ku e sheh Kosovën në të ardhmen, Osmani, ka thënë se synimi është ta shoh atë si një shtet plotësisht funksional, pa korrupsion dhe me një demokraci vibruese. E po ashtu shtet që njihet nga gjitha këndet e botës.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut
8 April, 2021

Tregoni kujdes, këto 4 gabime të përditshme çojnë drejt fryrjes së barkut

Barku i fryrë mund të ndihet për shkak të disa zakoneve të këqija! Përveçse një simptomë e ciklit menstrual ose

Lajmet e fundit
  • Krimineli Sheshel: Ushtria serbe të bëhet gati për të ndërhyrë në Kosovë 11 April, 2021
  • Qeveria: Rreth 29 mijë qytetarë ia mësyen Shqipërisë, fluksin nuk e shkaktuan masat e reja 11 April, 2021
  • Shqipëria ndryshon masat anti-COVID, zgjatet orari i qarkullimit 11 April, 2021
  • 12 viktima dhe 529 raste të reja me COVID-19 në Kosovë 11 April, 2021
  • Beyonce dhe Jay-Z darkojnë në Las Vegas për të festuar 13-vjetorin e martesës 11 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top