Sot janë bërë 25 vjet që nga vrasja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti.
Me këtë rast, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri, Albin Kurti sot do të vendosin kurora lulesh tek shtatorja e tij në Sheshin e Dëshmorëve në Podujevë.
Të njëjtën gjë do ta bëjnë edhe tek shtatoret e heronjve, Hakif Zejnullahu dhe Ilir Konushevci.