fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 19 January, 2021 12:21 Qendrës kryesore të skijimit në Kosovë po i shkakton vështirësi pandemia
  • 19 January, 2021 12:08 Hoti rikthen pamjet e marrëveshjes së Washingtonit: Me LDK-në Kosova thellon bashkëpunimin me ShBA’në
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:12 Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik
  • 18 January, 2021 14:01 Ish-ministri serb vazhdon të rrëfejë se si u ndalua të hynte në Kosovë të shtunën: Një burrë qeshte
  • 18 January, 2021 11:26 Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë
  • 18 January, 2021 11:21 Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 18 January, 2021 11:13 Lista e LDK’së pëson ndryshime
  • 18 January, 2021 11:05 Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkolla
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Osmani: Kemi bërë shumë pak për t’i garantuar jetë të dinjitetshme personave me aftësi të kufizuara
3 December, 2020

Kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara, ka thënë se Kosova ka bërë shumë pak për t’i garantuar atyre hapësirë dhe mundësi të barabarta.

“Mundësitë e barabarta në arsim, hapësirat shkollore për lëvizje pa pengesa, qasja e lehtë në çdo hapësirë publike dhe private, transporti publik i përshtatshëm, asistenca individuale, punësimi, programe mediatike dhe kurikula adekuate shkollore – jetë jashtë stigmës, janë vetëm disa nga të drejtat që kemi akoma shumë punë për të bërë për t’iu garantuar personave me nevoja të veçanta në Republikën tonë.

“Sfidat me të cilat ballafaqohen personat me aftësi të kufizuara nuk janë pasqyrim i nevojave, por janë reflektim i dështimit tonë si shoqëri për t’iu siguruar atyre mundësi të barabarta. Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara shënohet çdo vit më 3 dhjetor për të promovuar pjesëmarrjen e plotë dhe të barabartë të personave me nevoja të veçanta dhe për të ndërmarrë veprime për përfshirjen e tyre në të gjitha aspektet e shoqërisë dhe aspektet zhvillimore”.

Ajo ka thënë se Kosova ka bërë shumë pak për t’i garantuar personave me aftësi të kufizuara një jetë të dinjitetshme.

“Kjo është një ditë për të reflektuar sa punë kemi bërë ne si Kuvend, por mbi të gjitha sa i ka zbatuar ekzekutivi ato që i kemi votuar ne. Kjo është ditë për të vlerësuar gjendjen reale e personave me nevoja të veçanta në Kosovë, por mbi të gjitha është një ditë për të kuptuar se sa jemi dëshmuar ne si shoqëri të gatshëm për t’i përfshirë në të gjitha organizimet, planifikimet dhe proceset në vend”.

“Sot më 3 dhjetor mesazhi shumë i qartë për të gjithë ne këtu është që kemi bërë pak, jashtëzakonisht shumë pak për t’iu garantuar një jetë të dinjitetshme këtij komuniteti në vendin tonë dhe ndryshe nga çdo komunitet tjetër aftësia e kufizuar tejkalon të gjitha identitetet, gjininë, racën, klasën socio-ekonomike, fenë dhe kombësinë. Çdo çështje dhe politikë prek jetën e njerëzve me aftësi të kufizuara, shpesh në margjina shumë më të mëdha sesa grupet e tjera. Sidomos këtë vit, problemet e pandemisë po prekin në mënyrë disproporcionale personat me nevoja të veçanta përfshirë këtu sfidat e qasjes në kujdesin shëndetësor, impakti në shëndet, qsasja në arsim dhe papunësia tepër e lartë”.

Osmani ka deklaruar se në Kosovë nuk ka të dhëna të sakta se sa persona me aftësi të kufizuar jetojnë, duke shtuar se kjo ndikon edhe në krijimin e politikave dedikuar atyre.

“Fatkeqësisht ne edhe sot e kësaj dite nuk kemi të dhëna të sakta se sa persona me aftësi të kufizuara jetojnë në Kosovë. Kjo është konfirmim i faktit që ne nuk po i zbatojmë ligjet që i kemi miratuar vetë. Është kaq e thjeshtë – Kosova s’e ka marrë mundin as të evidentojë numrin e personave me nevoja të veçanta në mënyrë që të angazhohemi në përpilimin dhe dizajnimin e politikave të targetuara mirë. Pa statistika nuk ka dhe nuk mund të ketë politika të mirëfillta. Çdo dokument strategjie dhe plan aksional që mund të ekzistojë në këtë fushë mbetet vetëm dokument i shkruar dhe rrallë herë ose aspak i implementueshëm në praktikë dhe kjo është e pafalshme”.

Ajo e ka përmendur edhe faktin se shumë pak fëmijë me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin e rregullt, derisa ka shtuar se edhe ata që shkojnë në shkolla publike kanë shumë pengesa.

“Është e pafalshme që përafërsisht vetëm 10 përqind e fëmijëve me aftësi të kufizuara vijojnë mësimin në shkolla publike, ndërkaq pothuajse 90 përqind e tyre kanë mbetur jashtë shkollave. Dua ta rikujtoj atë që e kemi thënë shpesh që arsimi lidhet ngushtë me vende më të mira pune, jetë të dinjitetshme, siguri sociale dhe ekonomike dhe mundësi për pjesëmarrje të plotë në shoqëri”.

“Nëse këta 38,000 fëmijë nuk janë në shkollë, ne dhe vetëm ne po ua mohojmë atyre mundësinë për punësim, pavarësim, integrim, jetë të dinjitetshme, shkollim dhe punësim me dinjitet. Është e pafalshme që kur fëmijët me nevoja të veçanta e kanë fatin ta ndjekin mësimin në shkollë ata vazhdojnë të jenë të kufizuar në hapësirë, sepse kush nuk e ka marrë mundin t’iu sigurojë atyre një lift ose pjerrina që ata të kenë qasje në kabinete ose hapësira shkollore në katin e dytë”.

“Është e pafalshme që qoftë institucionet publike e private, në shkollë, spitale, firma avokature, universitet e pothuajse çdo ambient shohim shumë pak persona me nevoja të veçanta që kanë qasje”.

E para e Kuvendit e ka cituar të riun Riad Mehmeti që është me aftësi të kufizuara.

“Riad Mehmeti që sot është në mesin tonë, një kampion i kohëve tona, para pak kohësh na është drejtuar me këto fjalë: Nëse sot ju duket vështirë juve të qëndroni në karantinë paramendojeni se si ndihen krejt miqtë e mi me nevoja të veçanta që detyrohen të jetojnë kështu gjatë gjithë jetës së tyre – të mbyllur dhe të distancuar socialisht. Ma thoni si ju duket. Ta përsërisim pyetjen e Riadit secili prej nesh, sidomos ne që e përjetuam izolimin dyjavor, dhe ta themi se si na duket dhe ta ndjejmë përbrenda atë që e ndjejnë të gjithë personat me nevoja të veçanta gjatë gjithë jetës së tyre”.

“Thuhet që rreth 15 përqind e popullatës në botë ka ndonjë paaftësi qoftë fizike, mendore, intelektuale apo shqisore, por unë besoj se nuk ka njeri me aftësi të pakufizuara. Secili prej nesh i ka ato të kufizuara, prandaj ta kuptojmë këtë komunitet të njerëzve tanë, sepse deri tani i kemi dëgjuar shumë pak. Kemi zgjedhur izolimin e tyre në vend të integrimit, përjashtimin në vend të përfshirjes dhe heshtjen në vend të angazhimit të vërtetë në këtë drejtim”.

Osmani tha se është koha që të shohim mundësitë për të shndërruar aftësitë e kufizuara në aftësi të plota.

“Le të mos e shohim si kufizim, por potencial dhe mundësi që ata ofrojnë për të bërë gjërat ndryshe dhe shumë më mirë sesa që i kemi bërë deri tani. Personat me aftësi të kufizuara janë një aset i çmueshëm, potencial i jashtëzakonshëm dhe burim i zgjidhjeve dhe ideve që ne kemi aq shumë nevojë, si rreth shoqëror dhe tregu i punës në Kosovë”.

“Sot nuk po flasim për kampionë të veçantë dhe as viktima, sot po flasim për të gjithë ne – për secilin qytetar tonë, për ata që e meritojnë dhe e kemi obligim kushtetues dhe moral për t’iu ofruar vend, mundësi dhe hapësirë të barabarta”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • ShBA-ja akuzohet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve në këtë shtet 19 January, 2021
  • Për një ditë, 55 aksidente në trafik, 2 viktima 19 January, 2021
  • Rasti “Veteranët”, Gjykata liron nga aktakuza 12 të akuzuarit 19 January, 2021
  • Qendrës kryesore të skijimit në Kosovë po i shkakton vështirësi pandemia 19 January, 2021
  • 15 të ndaluar gjatë 24 orëve të fundit 19 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top