fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 12:56 Deputetja e Vetëvendosjes dënohet me tri vjet burgim për rastin “Abi Qarshia”
  • 17 May, 2022 12:52 Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit”
  • 17 May, 2022 12:50 Sot pritet të themelohet komisioni për energjinë në periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 12:48 Serwer gëzohet që dikush po ofron argumente të forta për anëtarësimin e Kosovës në KE
  • 17 May, 2022 12:43 Specialja nesër shpall aktgjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt
  • 16 May, 2022 16:19 Luhatja e çmimeve, Britania e ka një ide për t’i mbrojtur konsumatorët
  • 16 May, 2022 16:12 ESI kërkon që KiE ta pranojë Kosovën në vendin e Rusisë
  • 16 May, 2022 13:39 Fansi i propozon në mes të koncertit, ky është reagimi i Elvana Gjatës
  • 16 May, 2022 13:35 Ramush Haradinaj përkujton Ukshin Hotin: Madhështia e tij na bën të vegjël
  • 16 May, 2022 13:34 Krasniqi: Ukshin Hoti ishte intelektual i pazëvendësueshëm, të zbardhet fati i tij
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Osmani: Krimi në Krushë të Madhe e të Vogël 23 vjet më parë, dëshmi e pushtetit gjenocidal të Serbisë
25 March, 2022

Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar masakrat e kryera në fshatrat e Rahovecit ndërmjet 25-27 marsit të vitit 1999 ku u vranë qindra persona të pafajshëm dhe u dogjën shumica e shtëpive në këto fshatra.

Osmani ka shkruar se tri ditët e tmerrit janë dëshmi e egërsisë së pushtetit gjenocidal të Serbisë, i cili nuk zgjodhi mjete kundër banorëve të këtyre fshatrave.

“Krusha e Madhe, Krusha e Vogël dhe fshatrat përreth janë dëshmi për çmimin e lirisë dhe sakrificën për të. Këto vende ngjallin dhimbje, pikëllim, por edhe krenari. 23-vjet pas krimit, gratë e Krushës janë shndërruar në inspirim dhe në model të ngadhënjimit ndaj të keqes”.

Osmani tha se Krusha dhe i gjithë shteti i Kosovës do të jetojnë përherë me kujtimin për të gjithë ata që ranë për liri.

“Nuk do t`i harrojmë ata, por njësoj sikurse gratë e Krushës do të shikojmë kah e ardhmja dhe nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi. Secila nga këto ditë deri në mes të qershorit, është e mbushur me dhimbje e krenari për popullin e Kosovës. Dje përkujtuam edhe të rënët në masakrën në Kotlinë të Kaçanikut, veprimtarët Latif Berisha e Agim Hajrizi (me familjarë) që u ekzekutuan më 24 mars në Mitrovicë si dhe avokatin e humanistin Bajram Kelmendin, i cili u ekzekutua mizorisht së bashku me dy djemtë e tij. Nesër, bëhen 23 vjet nga masakra e tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë, ku pushteti i atëhershëm serb dëshmoi qëllimin e vet shfarosës duke vrarë në mënyrën më brutale fëmijë, gra e të moshuar”.

Presidentja ka shkruar se të rënët për liri janë forca dhe vullneti i Kosovës për të ecur përpara./

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Pejë: Një vajzë bie në lumin Bistrica 17 May, 2022
  • Deputetja e Vetëvendosjes dënohet me tri vjet burgim për rastin “Abi Qarshia” 17 May, 2022
  • Fotoreporterja gjermane flet për përjetimet e saj nga lufta e Kosovës: “Fotografitë zbulojnë emocionet që fshihen nga njerëzit” 17 May, 2022
  • Sot pritet të themelohet komisioni për energjinë në periudhën 2006-2022 17 May, 2022
  • Serwer gëzohet që dikush po ofron argumente të forta për anëtarësimin e Kosovës në KE 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top