Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është shprehur se është nevojë urgjente hapja e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian.
“Perspektiva e Ballkanit Perëndimor në BE është kusht për paqen dhe mirëqenien e mbarë Evropës”, është shprehur ai pas takimit me Komisionarin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhely.
“Me Varhelyi folëm për nevojën urgjente të çeljes së negociatave për pranimin e Maqedonisë së Veriut”.