Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur se sot është një ditë e bardhë për vendin.
“Ftoj qytetarët që të dalin masovisht në zgjedhje dhe ta përcaktojnë fatin e vendit dhe fatin e tyre individual”, ka thënë Osmani.
“Falënderoj të gjithë nga mërgata që kanë ardhur për të marrë pjesë në këtë proces të votimit”.
“Falënderoj OJQ-të vendorë dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë që janë bashkuar në këtë proces”.