Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar Ditën e Pavarësisë Bosnje dhe Hercegovinës.
Ajo tha se kjo është një ditë që përkujton sakrificën e madhe të popullit boshnjak për të ndërtuar një vend demokratik dhe paqësor.
“Kosova qëndron me ju dhe ndan përcaktimin tuaj për një të ardhme të ndritur dhe euroatlantike”.
Ndonëse, Bosnje e Hercegovina s’e njeh pavarësinë e Kosovës, kryesuesi kroat i Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelko Komshiq, për 17 shkurt i pati dërguar një urim për 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës.