fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
  • 15 January, 2021 13:47 Pacolli: Viktimat e Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që refuzon ta sheh vetën në pasqyrë
  • 15 January, 2021 13:34 Celine Dion kujton burrin në pesëvjetorin e vdekjes së tij
  • 15 January, 2021 13:27 Lista Serbe pasi dorëzon listën në KQZ: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Aleksandër Vuçiq
  • 15 January, 2021 13:18 Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, u pushua nga puna sepse refuzoi
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Pakoja Emergjente Fiskale vlerësohet si e mangët në adresimin e nevojave të sektorit privat
10 April, 2020

Sektori privat si kontribuesi më i madh në zhvillimin ekonomik të vendit është goditur jashtëzakonisht shumë nga përhapja e pandemisë COVID19, e sidoqoftë masat e marra përmes Pakos Emergjente Fiskale nga Qeveria, edhe pse të mirëseardhura, po rezultojnë të mangëta në parandalimin e dëmeve, gjersa në aspektin e kompensimit nuk po i trajtojnë drejtë punëtorët e sektorit privat në krahasim me ata të sektorit publik.

????????????????????????????????????

Kjo u tha gjatë një forumi virtual të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, ku u vlerësua ndikimi i Pakos Emergjente Fiskale.

Fikret Havollli nga kompania tregtuese Orbico potencoi rëndësinë e përfshirjes së sektorit privat në procese të dialogimit, me ç’rast theksoi se vendimet që rrjedhin nga Pakoja Fiskale Emergjente do të duhej të ishin bërë në koordinim me komunitetin e biznesit, në mënyrë që efekti i saj të ishte zingjiror dhe i qëndrueshëm.  Ai tha se shuma e ndarë dhe strukturimi apo përmbajtja e pakos janë dy pika të cilat kanë nevojë të adresohen më tutje. Sipas Havollit, shuma e ndarë për përballimin e kësaj faze është shumë e vogël në krahasim me shtetet e tjera, dhe efekti i saj do të vërehet fare pak.

Milaim Abdullahu nga Santefarm, njëherësh edhe përfaqësues i Shoqatës së Distributorëve Farmaceutikë të Kosovës tha se si pasojë e panikës së ashkaktuar nga pandemia, sektori farmaceutik ka hasur një rritje të dukshme disa ditore të kërkesës, e cila pastaj është përcjellur me një rënie drastike pas krijimit të rezervave për medikamente nga qytetarët. Ai tha se Qeveritë duhet të ndalojnë mos-trajtimin e bizneseve si palë të interesit, dhe shprehi dëshpërimin e tij mbi shpalosjen e Pakos Fiskale Emergjente pa asnjë konsultim me sektorin privat.

Sami Makolli nga kompania Rikon gjithashtu theksoi se masat e dala nga kjo pako nuk kanë qenë mirë të sqaruara, gjersa ekziston nevoja për një analizë më të hollësishme që biznesi të e ndjejë efektin e saj. Megjithëse Makolli u shpreh se çdo ndihmesë është e mirëseardhur, ai deklaroi skepticizëm mbi mënyrën e aplikimit të pakos, meqenëse sipas tij mungojnë informata shtesë mbi procedurat e aplikimit.

 

  • facebook
  • twitter
« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik 15 January, 2021
  • Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora 15 January, 2021
  • 35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit 15 January, 2021
  • Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës 15 January, 2021
  • Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top