Luka Modric ishte pa dyshim njëri nga më meritorët për kualifikimin e Real Madridit në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ai kreu pothuajse tërë punën te goli i dytë, duke asistuar në fund për Benzeman, shkruan Gazeta Express.
Por, paraprakisht, Luka Modric bëri një ndërhyrje të pastër në Messin, e cila u duartrokit nga të gjithë.
Aq sa ishte spektakolare ndërhyrja, ishte pa dyshim edhe reagimi i Messit pas ndërhyrjes.
Ai u ngrit menjëherë në këmbë dhe dha një shikim akull të ftohtë.
Në atë kohë, rezultati ishte 1:1 dhe PSG-ja kualifikohej tutje.
Krejt në fund, Real Madridi triumfoi 3:1 falë tre golave të Benzemas dhe siguroi kualifikimin tutje në një natë magjike në “Santiago Bernabeu”.