fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 30 June, 2022 11:30 Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim
  • 30 June, 2022 11:27 Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam
  • 30 June, 2022 11:25 Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas
  • 30 June, 2022 11:23 Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut
  • 28 June, 2022 16:19 Zvicra thotë se raporti Kosovë – Serbi është çelësi i Ballkanit
  • 28 June, 2022 16:00 Policia del me komunikatë për Vidovdanin: 10 serbëve iu refuzua hyrja, një u arrestua
  • 28 June, 2022 15:02 Abdixhiku takon Lajçakun – flasin për dialogun dhe vizat
  • 28 June, 2022 15:01 Mullistët dalin kundër shtrenjtimit të bukës në 60 centë, kanë edhe një lajm të mirë
  • 28 June, 2022 14:40 Lajçak nesër niset drejt Beogradit për një vizitë tre ditore
  • 28 June, 2022 14:39 Përfundon manifestimi në Gazimestan, serbët shpërndahen të qetë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Paralajmërimi i OKB: Krizë globale ushqimore, Rusia të zhbllokojë eksportet në Ukrainë
19 May, 2022

Lufta ruse në Ukrainë mund të shkaktojë shumë shpejt një krizë ushqimore globale, që mund të zgjasë me vite. Paralajmërimi erdhi nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha se lufta ka rënduar pasigurinë ushqimore në vendet më të varfra për shkak të çmimeve në rritje. Sipas tij, disa shtete mund të përballen me urinë në periudhë afatgjatë nëse eksportet ukrainase nuk rikthehen në nivelet e paraluftës.

“Lufta ruse në Ukrainë po amplifikon dhe po përshpejton të gjithë këta faktorë: ndryshimet klimatike, covid-19 dhe pabarazinë. Ajo kërcënon të lërë miliona njerëz në prag të pasigurisë ushqimore, ndjekur nga kequshqyerja dhe uria masive në një krizë që mund të zgjasë me vite”, tha Guterres.

Konflikti ka ndërprerë tregtinë nga portet e Ukrainës, e cila dikur eksportonte sasi të mëdha të vajit të lulediellit dhe drithërave, të tilla si misri dhe gruri. Kjo ka reduktuar furnizimet globale dhe ka rritur me gati 30 për qind çmimet, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Guterres i bëri thirrje Rusisë të lejojë zhbllokimin e eksporteve në Ukrainë dhe prodhimin e ushqimeve, si mënyra e vetme për të zgjidhur krizën.

“Rusia duhet të lejojë rikthimin e eksporteve të sigurta të grurit të depozituar në portet ukrainase. mund të shqyrtohen itinerare alternative, edhe pse kaq nuk do të mjaftonte për zgjidhjen e problemit. Gjithashtu, produktet ushqimore dhe fertilizuesit rus duhet të kenë qasje të pakufizuar në tregjet botërore pa pengesa indirekte”, shtoi sekretari i OKB-së.

Sakaq, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se bota përballej me krizën më të madhe të sigurisë ushqimore, e nxitur nga ajo që e quajti lufta me zgjedhje e presidentit Putin. /A2CNN

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

Lifestyle
Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja
7 June, 2022

Ja çfarë duhet bërë për t’u mbrojtur nga stuhitë natyrore/rrufeja

Këto janë disa gjëra që duhen mbajtur parasysh gjatë stuhive natyrore: Të gjitha stuhitë përmbajnë vetëtima. Nëse jeni gjendur jashtë

Lajmet e fundit
  • Hydajet Hyseni me një fjalim të gjatë në Kuvend, Glauk Konjufca s’ia vazhdon fjalën: Mund ta dorëzoni me shkrim 30 June, 2022
  • Hoxha akuzon VV-në për kapjen e UP-së: Kësaj Qeverie as arsyetimet më nuk i bien tamam 30 June, 2022
  • Grupi i dytë i besimtarëve nga Kosova mbërrin në Aerportin e Xhedas 30 June, 2022
  • Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje për vaksinim grave shtatzëna 30 June, 2022
  • Rrustemi kërkon nga të gjithë deputetët që të angazhohen në procesin e Vettingut 30 June, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top