fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 April, 2021 15:15 Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani
  • 13 April, 2021 15:11 OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë
  • 13 April, 2021 15:08 Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët
  • 13 April, 2021 14:59 Haxhiu: Papunësia, krimi i organizuar dhe korrupsioni po e mbajnë të pazhvilluar Kosovën
  • 13 April, 2021 14:39 Veton Berisha ankohet në Kushtetuese për votat e “Romani Iniciativës”
  • 13 April, 2021 14:36 Meghan mungon në varrimin e Princit Philip pasi ajo ”nuk dëshiron të jetë në qendër të vëmendjes”
  • 13 April, 2021 14:26 “FARK nuk kishte fare”, reagon Gani Geci: Ka pasur takime për bashkimin e dy forcave, kryesori ishte në Oslo
  • 13 April, 2021 14:18 VV e zëvendëson Avni Deharin me Adelina Graincën në komisionin për Punë të Jashtme
  • 13 April, 2021 14:17 Madonna e ka blerë shtëpi 19.3 milionë dollarësh nga The Weeknd
  • 13 April, 2021 14:11 Millivojeviq: Ideja e një “Serbie të madhe” s’i përshtatet Beogradit, do të nënkuptonte ndarjen e Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Paralajmëron MSH’ja: Nëse s’respektohen masat dhe rriten rastet do të kthehen kufizimet
4 March, 2021

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka apeluar te të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat anti-Covid që janë në fuqi, në mënyrë që të mos ketë ashpërsim të masave. Në mbledhjen e Komitetit për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike, Zemaj ka thënë se do të kthehen disa kufizime dhe ashpërësohen masat nëse ka rritje të rasteve.

“Para çfarë do ashpërsimi të masave, apeloj tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19”, ka deklaruar Zemaj.

Komunikata e plotë e MSH’së:

Komiteti për vlerësimin dhe koordinimin e situatës epidemiologjike kundër COVID-19, ka kërkuar sot mirëmbajtjen e masave në fuqi kundër COVID-19 dhe respektimin e tyre të plotë.

Në takimin e këtij Komiteti të drejtuar nga Ministri në detyrë i Shëndetësisë, u kërkua nga institucionet monitoruese dhe mbikëqyrëse që ta rrisin angazhimin për respektimin rigoroz të masave në fuqi, përballë një rritjeje të numrit të infektuarve gjatë kësaj jave., përderisa ditën e premte, do të bëhet kategorizimi i ri i komunave sipas zonave ( e kuqe, e verdhë dhe e gjelbër), bazuar në numrin e rasteve të COVID-19 brenda intervalit kohor prej një jave.

Ministri Zemaj tha se situata me COVID-19 në Kosovë tregon për një rritje të rasteve javën e fundit për 26.8%  me trend të rritjes prej 343 në periudhën 17 shkurt 2021 deri 23 shkurt 2021, deri 469 në mesatare javore (24.2 deri 3.3.2021). “Sipas projeksionit, kemi rritje nga 431 raste në 512 raste me mesatare 435”, tha ai.

Para çfarë do ashpërsimi të masave, “apeloj sot tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19”, kërkoi ai.

Në situatën në të cilën ndodhemi, theksoi Ministri, është e domosdoshme që në mënyrë strikte të respektohen nga të gjitha masat: distanca fizike, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

“Dua të falënderoj personelin shëndetësor, ekspertët tanë, Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik, tërë pjesëmarrësit në sistemin shëndetësor të Republikës së Kosovës, shtetet mike, organizatat globale shëndetësore dhe rajonale, donatorët vendorë e ndërkombëtarë, ambasadat dhe tërë personelin e angazhuar në zbatim të ligjit brenda dhe jashtë institucioneve të Republikës së Kosovës”.

Ai tha se e vetmja rrugë kundër virusit aktualisht është parandalimi. “Parandalimi deri më tani pati sukses. Duhet ta vazhdojmë disiplinën. Ka vonesa për furnizim me vaksina, si pasojë e kërkesave të mëdha në tregun ndërkombëtar dhe si pasojë edhe e mos realizimit të zotimeve edhe nga mekanizma ndërkombëtar apo shtyrje të përmbushjes së zotimeve”, tha ai.

Ministri tha se një nga rrugët e sigurimit të këtyre vaksinave është edhe ajo nëpërmjet të mekanizimit COVAX, e cila në fillim të shkurtit kishte publikuar intinerarin e shpërndarjes së vaksinave për shtetet përfituese ku ishte edhe Kosova, duke vendosur shkurtin si afat të fillimit të alokimit, por që u shty.

“Së fundi, ky mekanizëm ka publikuar orarin e të alokimeve dhe listën e shteteve përfituese për periudhën shkurt –maj 2021 dhe Kosova është listuar në mesin e atyre vendeve që gjatë kësaj periudhe do të përfitojë 100.800 dozat e para.

Kjo nuk nënkupton se kemi hequr dorë edhe prej iniciativave dhe marrëveshjeve apo pajtimeve që vaksinën ta sigurojmë edhe në rrugë të tjera, por vonesat kanë ndodhur përtej parashikimeve për shumë arsye”.

Më tej, Ministri Zemaj theksoi se jemi të vetëdijshëm gjithashtu edhe për presionin që qytetarëve të vendit tonë u behët për vaksinim në shtete tjera, sidomos qytetarëve serbë, por ne e kemi bërë të qartë, që nuk do të marrim vaksina nga shteti i Serbisë e as nga Rusia.

“Kosova do të marr vetëm vaksina të miratuara për përdorim nga EMA, FDA dhe OBSh.Si MSH dhe si Qeveria e Republikës së Kosovës kemi përmbushur çdo kriter të mundshëm dhe të kërkuar nga secili mekanizëm apo partner dhe kjo u konfirmua edhe nga COVAX, ndërsa plani i detajuar i vaksinimit në detaje është pra miratuar e pranuar dhe është publik”, tha Ministri Zemaj.

Lidhur me situatën epidemiologjike ka raportuar drejtori i IKSHPK-së dr. Naser Ramadani, ndërkohë që për ngarkesën aktuale spitalore të SHSKUK-së  ka folur drejtori i këtij shërbimi Dr. Valbon Krasniqi i cili tha se aktualisht në SHSKUK dhe njësitë e saj janë në trajtim 573 pacientë, prej të cilave 405 me COVID-19.

z. Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës tha se është kërkesë e kryetarëve të komunave që të vazhdohet me masat në fuqi dhe se, sipas tyre, kategorizimi ka pasur sukses, derisa AUVK dhe Policia e Kosovës raportuan për numrin e inspektimeve dhe procesin e monitorimit të zbatimit të masave.

Nga këto institucione u kërkua që qytetarët të mos i shohin ato si institucione ndëshkuese, por si institucione që punojnë bashkë me të tjerat në preventivë kundër COVID-19.

Në këtë takim u diskutua edhe për mundësinë që inspektoratet të mbështeten më tej nga pakoja emergjente, derisa u theksua se nëse gjatë ditëve në vijim, masat nuk respektohen dhe ka rritje të ndjeshme të numrit të infektimeve, masat mund të ashpërsohen dhe të kthehen disa kufizime.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi
13 April, 2021

Veprimet që duhet të bëni nëse zgjoheni me dhimbje mesi

Të paktën 80 përqind e njerëzve e kanë provuar njëherë në jetë dhimbjen e mesit me të gjithë intensitetin e

Lajmet e fundit
  • Mbi 2 mijë të vdekur me COVID-19 në Kosovë që nga paraqitja e rasteve të para 13 April, 2021
  • Ukraina me “mburojë të hekurt”, Britania dërgon 6 aeroplanë në Rumani 13 April, 2021
  • OAK takohet me ministren Hajdari, diskutojnë për problemet e bizneseve në Kosovë 13 April, 2021
  • Kreu i KMDLNJ-së: Kemi prova që Manastiri i Deçanit ishte shndërruar në bazë ushtarake të Serbisë, aty ishin mbajtur peng shqiptarët 13 April, 2021
  • 12 viktima dhe 494 raste të reja të infektuara me COVID-19 13 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top