Presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Fatmir Limaj janë mbledhur sërish për një takim në Presidencë.
Liderët e shtetit gjatë ditës janë takuar po në Presidencë me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philip Kosnett.
Edhe dje kishte një takim mes krerëve të koalicionit, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje rreth taksës, pasi SHBA-të kërkojnë pezullimin e saj, Haradinaj refuzon ndërkaq Veseli mbështetë kërkesën amerikane.
Pas takimit të djeshëm, Qeveria theksoi se koalicioni është stabil dhe funksional./ Klan Kosova/