fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 5 March, 2021 17:13 Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën
  • 5 March, 2021 17:11 Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 5 March, 2021 15:17 Përfundon seanca ndaj Salih Mustafës, gjykimi pritet të fillojë me 30 prill
  • 5 March, 2021 15:12 Hoti: Jasharajt u bënë emblema e vërtetë e ushtrisë së popullit
  • 5 March, 2021 15:05 Lajçak për mediumin serb: Kurti është i gatshëm të vijë në Bruksel e të takohet me Vuçiqin
  • 5 March, 2021 12:10 Pamela Anderson po e shet shtëpinë për 15 milionë dollarë
  • 5 March, 2021 11:58 Aktakuzë ndaj këshilltarit të kryetarit të Kllokotit
  • 5 March, 2021 11:48 Bebe Rexha publikon këngën e re
  • 5 March, 2021 11:34 Partitë joserbe ankohen në PZAP, shkak dyshimet se Lista Serbe manipuloi me vota
  • 5 March, 2021 11:21 Hoti: Vaksina anti-COVID vjen këtë muaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Partneriteti me VV-në, Osmani: Referendumi ynë ka të bëjë për të ardhmen kolektive të Kosovës
3 February, 2021

Kandidatja për deputete në kuadër të listë së Lëvizjes Vetëvendosje, Vjosa Osmani, ka thënë se deri tani Kosova është qeverisur keq dhe abuzuar nga udhëheqësit e pushtetit në të kaluarën.

Osmani, gjatë hapjes së fushatës në Prishtinë ka deklaruar se bashkëpunimi i iniciativës së saj me LVV-në është mundësi për ta ndryshuar të ardhmen e vendit.

“Ky referendum dhe ky partneritet nuk ka të bëjë me të kaluarën. Ky partneritet ka të bëjë me të ardhmen tonë, ka të bëjë me të ardhmen tonë kolektive, me vendin tonë të punës, kujdesin shëndetësor, ringritjen ekonomike, me drejtësinë që do të mbizotërojë, me qeverisjen e re që do t’i sjellim popullit tonë, do të rivendosim besimin në demokracinë tonë të re”.

“Qytetarët kanë vendosur tek ne besimin, bashkimi ynë në partneritet është vullneti i pastër i besimit tuaj. Do të qeverisim pikërisht për të udhëhequr nga vullneti i juaj. Ju e keni vendosur besimin tuaj tek ne, ne do t’i përmbushim pritshmëritë tuaja”.

“Rrugëtimi ynë individual politik mund të jetë i ndryshëm, të përbashkët e kemi forcën e qëndrueshmërisë tonë që e kemi ndërtuar vetëm me mbështetjen e juaj. I kemi bashkuar forcat tona sot, e jemi në partneritet sepse duam të udhëheqim institucione që mishërojnë qëndrueshmërinë, maturinë dhe trimërinë e guximin e popullit tonë”

“Nuk do të ketë një qeverisje e premtimeve, pasi janë bërë shumë e shumë premtime, e pak e kanë mbajtur fjalën e dhënë. Do të jemi sinonim i fjalës së mbajtur, sinonim i demokracisë. Në frymën e rilandasve kombëtar, të Lidhjes së Prizrenit, e gjithë rezistencës shqiptare nga Hasan Prishtina dhe deri tek Ibrahim Rugova e familja Jashari, jemi bërë bashkë, për të bërë Kosovën shtet funksional. Siç e dimë ne më së miri, liria është demokraci dhe Demokracia është liri”.

Osmani ka thënë se nëse janë në krye të Qeverisë do të punojnë sa më shumë për të pasë barazi gjinore në vend.

“Ne do të insistojmë që të kemi të drejta të barabarta për vajzat dhe gratë tona. Do të luftojmë që të ngritet zëri për gratë dhe vajzat për të ndryshuar të tashmen dhe të ardhmen e tyre. Do të luftojmë për të ndryshuar mentalitetin se ne nuk duhe të trajtohemi në mënyrë të barabartë me burrat. Në këtë mandat prioritet do të jenë gratë dhe vajzat”.

Osmani ka theksuar se ata do të punojnë po ashtu edhe për komunitetet dhe për rininë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19
5 March, 2021

Në ShBA, edhe majmunët vaksinohen për Covid-19

Disa majmunë në kopshtin zoologjik të qytetit San Diego në Shtetet e Bashkuara janë vaksinuar me një vaksinë eksperimentale kundër

Lajmet e fundit
  • Palmer: Ambasada e SHBA’së është dhe do të mbetet në Jerusalem 6 March, 2021
  • Gjashtë të vdekur dhe 592 raste me COVID-19 në Kosovë 6 March, 2021
  • Grenell godet BE’në: Filloni dhënien e vizave për Kosovën 5 March, 2021
  • Ambasadori i Japonisë në Kosovë uron Kurtin për fitoren në zgjedhjet e 14 shkurtit 5 March, 2021
  • Kosnett pas arrestimit të tetë policëve: Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin 5 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top