Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi, ka publikuar disa sondazhe për komunën e Vushtrrisë dhe Mitrovicës. Pas prishjes së koalicionit me LDK-në në Vushtrri, Bislimi ka thënë se në zgjedhjet e 14 shkurtit në këtë komunë do t’i fitojnë 62.5 për qind të votave.
Ndërkaq në Mitrovicë, sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje do t’i marrë 57.9 për qind të votave.
“Nëse ende jeni në kërkim të arsyeve që e detyruan LDK ta ndërpresë bashkëqeverisjen me VV në Wushtrri, mbase tabela më poshtë ju ndihmon sado pak. Tabela është pjesë e sondazhit të kryer në Vushtrri dhe Mitrovicë vikendin që sapo e kaluam”, ka shkruar ai.
Ai tutje ka shtuar se rezultatet janë pa votat e diasporës.
Më 29 janar Lidhja Demokratike e Kosovës ka ndërprerë bashkëqeverisjen me Lëvizjen Vetëvendosje në komunën e Vushtrrisë.