Sindikata e Spitalit të Mitrovicës sot do të mbajë një protestë 30 minutëshe para objektit të Spitalit Regjional të Mitrovicës.
Kjo protestë vjen pas sulmit ndaj dy punëtorëve shëndetësorë të këtij spitali në vendet e tyre të punës.
Të mërkurën, rreth orës 20:00, janë sulmuar fizikisht infermierët F.M. dhe A.H. të cilët kanë marrë lëndime trupore nga familjarët e pacientëve.
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës e ka përkrahur këtë protestë, derisa ka dënuar ashpër sulmin ndaj punonjësve shëndetësorë dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të merren me rastin në fjalë.