Endrick është duke u monitoruar nga Real Madridi sipas ESPN.
Los Blancos kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit e 15-vjeçarit që një kohë dhe kanë krijuar marrëdhënie të fortë me klubin e Palmeiras për ta blerë brazilianin në të ardhmen.
Reali ka pasur sukses me blerje të tilla në Brazil, si rasti i Vinicius Junior dhe Rodrygo, të cilët sot janë të rëndësishëm në ekipin e Carlo Ancelotit.