fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 March, 2021 17:16 Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht
  • 1 March, 2021 17:10 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja
  • 1 March, 2021 17:00 Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
  • 1 March, 2021 16:52 Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë
  • 1 March, 2021 16:49 ”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
  • 26 February, 2021 10:49 Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
PDK bojkoton mbledhjen e Kryesisë për shkak të largimit të fotografisë së Thaçit
6 February, 2020

Partia Demokratike e Kosovës ka marrë vendim të bojkotojë mbledhjen e Kryesisë Kuvendit, si reagim ndaj veprimeve të kundërligjshme të Kryeparlamentares, Vjosa Osmani, me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza, ka thënë gjatë konferencës për media në Kuvend se koalicioni Vetëvendosje-LDK e ka filluuar keq punën dhe sjelljen institucionale.

“Unë e kuptoj se njerëzit kanë nevojë të inspirohen, por për gjëra të tilla janë ambientet dhe hapësirat private. Në institucionet zyrtare janë të rregulluara me ligj. Fotografia e presidentit Rugova është në hapësirat e Kuvendit dhe gjatë udhëheqjes së Kuvendit nga kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është trajtuar me kujdes. Në situatën në të cilën ndodhemi tani, proceset të cilat janë përpara, vlerësojmë se duhet të ketë kohezion të brendshëm. Ne besojmë që opozita e ka vendin në Kuvend. Është mirë për vendin por është mirë edhe për pushtetin. Ndërsa veprimet e zonjës Osmani, opozitës ia pamundësojnë këtë dhe e largojnë nga institucioni. Pra, si rezultat i këtij veprimi të kundërligjshëm, ne si partia më e madhe opozitare, nuk do të marrim pjesë në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit”.

“Kërkojmë që fotografia zyrtare e Presientit të vendit z. Hashim Thaçi, të trajtohet sipas legjislacionit në fuqi, të kthehet në vendin e vet dhe zonja Osmani të ndalojë veprimet që nuk janë në përputhje me ligjin dhe të cilat e pamundësojnë opozitën të jetë në Institucione dhe të kontriubojë në rolin e saj që e ka të drejtë dhe obligim”.

Hamza deklaroi se ka pasë shkelje procedurale për mënyrën e thirrjes së seancës për zgjedhjen e kryetares së Kuvendit.

“Zonja Osmani e ka nisur komplet mbrapsht punën e saj që nga mënyra e zgjedhjes së saj dhe kjo nuk është në rregull. Në ditën që u votua Qeveria pasi deputetët u shpërndanë nëpër shtëpitë e tyre, anëtarët e Kryesisë dhe shefat e Grupeve Parlamentare u ftuan përmes një lajmërimi në Viber të stafit të Administratës në ora 18:26 për të marrë pjesë në mbledhje të Kryesisë në ora 18:30″.

“Pra për 4 minuta dhe pa specifikuar as qëllimin e mbledhjes e as pikat e rendit të mbledhjes dhe në kudërshtim edhe me Rregulloren, por edhe me logjikën e thirrjes së mbldhjes. Sipas kësaj logjike, anëtaret e Kryesisë duhet të qëndrojnë afër sallës së mbledhjeve se përndryshe nuk mund të arrijnë kurrë në mbledhje”.

“Ka qenë e ditur dhe ua kemi thënë në seancë të Kuvendit se ka marrëveshje mes partenrëve të koaliconit VV-LDK dhe Listës Srpska, por ata gjatë ditës e kishin mohuar. Por, natën e zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit u konfirmua ajo që ne e tham ditën dhe zonja Osmani u zgjedh kryetare e Kuvendit me pazare të qarta me Listën Serbe sepse ndryshe nuk do të mund të votohej atë natë”, tha Hamza.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Numërohen mbi 13 mijë e 500 vota me kusht, gjysmën i merr LVV-ja 1 March, 2021
  • Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht 1 March, 2021
  • Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja 1 March, 2021
  • Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së 1 March, 2021
  • Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me burgim për korrupsion 1 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top