fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 15 January, 2021 15:57 Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik
  • 15 January, 2021 15:30 Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora
  • 15 January, 2021 15:22 Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës
  • 15 January, 2021 14:50 Shefi i Zyrës së BE-së firmos tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro për Kosovën
  • 15 January, 2021 14:36 Shyqiri Bytyqi ndërron sërish parti, kalon në PDK
  • 15 January, 2021 14:28 Lëvizja për Drejtësi pjesë e listës së PDK-së
  • 15 January, 2021 13:47 Pacolli: Viktimat e Reçakut janë e vërteta e shtetit serb që refuzon ta sheh vetën në pasqyrë
  • 15 January, 2021 13:34 Celine Dion kujton burrin në pesëvjetorin e vdekjes së tij
  • 15 January, 2021 13:27 Lista Serbe pasi dorëzon listën në KQZ: Pas nesh qëndron mbështetja e fortë e Aleksandër Vuçiq
  • 15 January, 2021 13:18 Dua Lipa: Gjyshit tim iu kërkua nga serbët ta falsifikonte historinë e Kosovës, u pushua nga puna sepse refuzoi
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
PDK: Favorizohet kompania që e vizitoi Albin Kurti në Prizren
15 November, 2019

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prizren, ka reaguar për votimin e vendimit siç e kanë quajtur kontrovers të Kuvendit komunal me të cilin kompania ‘’Sopaj’’ planifikon të ndërtojë banesa në pronën komunale, e cila ka gjithsej 459 metra katrorë.

Sipas PDK-së, ky është vendim, i cili mundëson hyrje në koncesion të pronës komunale, dhe i jep të drejtë kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskukës, që të negocioj me një biznes privat për ndërtim, në një zonë të shtrenjtë në Prizren, transmeton Klan Kosova.

”Kohë më parë, saktësisht me datë 25 shtator 2019, PDK dega në Prizren, ka paralajmëruar për një rast, që atëherë ka qenë në zhvillim e sipër, e që tani, konkretisht në mbledhjen e fundit të Kuvendit Komunal, me datën 11 nëntor 2019, pas 3 tentimesh për t’u kontrabanduar, më në fund edhe është votuar.

Por për çka në fakt bëhet fjalë ?

Me datë 14 shtator 2019, lideri i VV-së z. Albin Kurti, e ka vizituar ndërmarrjen ‘’Sopaj’’ dhe për këtë vizitë në faqen e tij në FCB, është publikuar edhe një video, e cila i paralajmëron zhvillimet që do të pasojnë.

Ky është edhe një fakt se Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Mytaher Haskuka, nuk është i pavarur në vendim marrjen e tij, dhe sidomos për vendime të mëdha, është i dirigjuar nga lideri i VV-së z. Albin Kurti.

Qysh atëherë, po përgatitej tereni, për atë që ndodhi, ku në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, me datë 11 nëntor 2019, u votua ky vendim kontravers.

Vlen të theksohet se ky vendim kontravers, është votuar vetëm nga pozita, ndërsa opozita ka votuar kundër, që vetvetiu është një indikator, se ky propozim nuk ka qenë me rëndësi dhe me interes publik, por mund të ketë qenë me interes, vetëm për grupe të caktuara të disa individëve.

Është vendim, i cili mundëson hyrje në koncesion të pronës komunale, dhe i jep të drejtë Kryetarit të Komunës së Prizrenit, z. Mytaher Haskukës, që të negocioj, me një biznes privat, për ndërtim, në një zonë të shtrenjtë në Prizren.

Bëhet fjalë, për pronën komunale, e cila ka gjithsej 459 metra katrorë, në të cilën kompania ‘’Sopaj’’ planifikon të ndërtojë banesa.

Nëse kalkulohet sipërfaqja e kësaj prone dhe shumëzohet me 8 kate, sa planifikohen të ndërtohen, shuma totale do të jetë 3 mijë e 672 metra katrorë për komplet banesat.

Vlera në zonën e banesave, ku planifikohen të ndërtohen, është 700 euro për metër katror, dhe nëse kjo shumëzohet me 3 mijë e 672 metra katror, del një shumë prej 2 milion e 570 mijë e 400 euro.

Është i mjegulluar fakti, se cili është qëllimi i vërtetë i këtij veprimi ?

Në njërën anë thuhet se, nëse komuna nuk hyn në marrëveshje me biznesin në fjalë, kjo parcelë, do të mbetet e pa shfrytëzuar fare dhe si e tillë edhe pa vlerë.

Por kjo nuk është e vërtetë dhe rreth kësaj çështje është me rëndësi të theksohet se ka pasur propozime nga opozita, që parcela në fjalë, kishte me qenë më racionale të shfrytëzohet për gjelbërim, për park, për kënde të lojërave për fëmijë, sepse jemi dëshmitarë se pothuajse, tek të gjitha banesat kolektive, këto lloj hapësirash mungojnë.

Por nëse komuna hyn në marrëveshje, mund të përfitoj banesa, rreth 1 mijë e 500 metra katror, të cilat do të ndahen për raste sociale.

Ky arsyetim duket paksa i dyshimtë dhe ngjallë dilema, sidomos kur e kemi parasysh faktin se:

• Transparenca e komunës nuk është në nivel të duhur:

o Në fillim kur janë mbajtur mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve;

o Kurse tani fare nuk mbahen mbledhje të bordit të drejtorëve.

• Banesat sociale, të cilat i ka financuar vetë komuna, ka pasur probleme serioze në respektim të kritereve për shpërndarje të tyre.

Me këtë rast, dëshirojmë të informojmë opinionin publik se PDK në vazhdimësi, do të jetë në aktivitet, për të mbrojtur interesin publik dhe do të denoncoj çdo veprim, i cili jo vetëm që nuk është interes publik, por edhe mund ta rrezikoj atë”.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Meta: Masakra e Reçakut shokoi botën,është dëshmi e pakundërshtueshme e gjenocidit dhe spastrimit etnik 15 January, 2021
  • Germin dorëzon ankesë në Supreme për votat nga diaspora 15 January, 2021
  • 35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit 15 January, 2021
  • Rama: Reçaku dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së Luftës Çlirimtare të Kosovës 15 January, 2021
  • Rukiqi: Blerja e vaksinave anti-Covid duhet bërë me fond tjetër, jo nga Pakoja e Rimëkëmbjes 15 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top