fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:22 “Ky fëmijë është i yti”, një grua paraqitet në gjykatë – pretendon se Johnny Depp është babai i fëmijës së saj
  • 24 May, 2022 13:05 Përplasje në Komision për punësimet familjare, Shala-Mujës: Ke qenë në PDK, shyqyr që je larguar
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:59 Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
PDK prezanton shifrat e rrymës, Tahiri: Kemi paguar tarifat me rritje edhe pse e kemi mbuluar prodhimin
26 April, 2022

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri, në një konferencë për media ka prezantuar shifrat e prodhimit, eksportit dhe importit të energjisë elektrike gjatë katër muajve të fundit.

Deputeti Tahiri tha se për tre muajt, shkurt, mars dhe prill Kosova ka mbuluar kërkesën për konsum pavarësisht se qytetarët i kanë paguar faturat me rritje raporton Gazeta Express.

“Gjatë këtyre tre muajve(Shkurt, Mars, Prill) ne i kemi paguar dyfishin e çmimit të energjisë elektrike të prodhuar nga KEK-u me çmimin e njëjtë, KEK-u nuk e ka shtrenjtu çmimin e megavatit në anën tjetër neve na u janë dyfishu fakturat dhe i kemi nda plus 100 milionë euro për subvencionim të faturave. Ne e dijmë që 25 milionë eurot e para janë shpenzu një pjesë nga KEK dhe KESCO, por më nuk dijmë se si janë shpenzu 100 milionë euro për subvencionimin e tarifave të qytetarëve.Për tre muaj, prodhimi në vendin tonë e ka mbulu kërkesën për konsum kur ne i kemi pagu faturat në rritje”, tha Tahiri.

Ai tha poashtu subvencionimi prej 100 milionë euro nga qeveria për rrymën dhe shifrat e prezantuara për prodhimin, eksportin dhe importin e rrymës duhet të shpjegohen.

“Këta numra flasin shumë, këta numra dojnë shpjegim të prodhimit, eksportit dhe importit e dojnë një shpjegim. Të panjohurat tona janë, pse duhet me u dyfishi çmimi i energjisë elektrike, e që KEK nuk e ka shtrenjtu vazhdon me shitë të njëjtin dhe pse duhet me u subvencionu tarifat me 100 milionë euro shtesë para të qytetarëve kur poashtu nuk ka nevojë për import, pra ky është një projeksion që ka dalë nga institucionet tona dhe janë të dhëna zyrtare”, tha ai.

Tahiri i bëri thirrje kryeministrit Kurti që t’i lejojë deputetët e VV-së ta votojnë themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

“Këto fakte janë të mjaftueshmë për një deputet të Kuvendit që të bindet se duhet një Komision Hetimor Parlamentar. Ne i bëjmë thirrje kryeministrit Kurti që mos t’i bllokojë deputetët e tij ta votojnë themelimin e Komisionit Hetimor”, tha ai.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Takimi i Kurtit me Berset: Zvicra mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në KiE 24 May, 2022
  • Erdogan: Kryeminstri grek nuk ekziston më për mua 24 May, 2022
  • I dha fund aventurës me Juventusin, Dybala flet për të ardhmen e tij 24 May, 2022
  • Ekipi anglez i xhudos vjen në Kosovë me qëllim të rritjes së performancës së tyre 24 May, 2022
  • Goli i Mërgim Berishës zgjidhet më i miri i sezonit në Europa League 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top