Me propozim të kryetarit të Degës së Rinisë së PDK-së në Mitrovicë, njëherësh dhe asambleist i kësaj partie Donjet Bislimi, është miratuar nisma për krijimin e një fondi të veçantë, për asistencë në blerjen e të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore, për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës, shkruan Informatat.com.
“Jam i lumtur që përmes aktivizmit politik dhe përfaqësimit qytetar të arrijmë, të bëjmë punë të mira për qytetin dhe shtetin tonë. Sot në emër të PDK-së propozova krijimin e një fondi të veçantë për asistencë në blerjen e të gjitha mjeteve të nevojshme shkollore për nxënësit në nevojë në Komunën e Mitrovicës. Propozimi u votua si rekomandim drejtuar ekzekutivit të Komunës. Presim implementim të shpejtë të këtij rekomandimi, me qëllim të lehtësimit të shkollimit për nxënësit tanë”, ka thënë Bislimi./Informatat.com/