fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 17 May, 2022 15:01 Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë
  • 17 May, 2022 14:54 Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi
  • 17 May, 2022 14:39 Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani
  • 17 May, 2022 14:30 Qeveria në hije e PDK-së, Memli Krasniqi sot jep zyrtarisht detaje për të
  • 17 May, 2022 14:28 Themelohet komisioni për energjinë për periudhën 2006-2022
  • 17 May, 2022 14:23 Ambasada amerikane: Të drejtat e LGBTQI+ janë të drejta njerëzore, jo privilegje
  • 17 May, 2022 14:07 Zjarr në afërsi të një shkolle në Suharekë
  • 17 May, 2022 14:06 Merret vendimi për pilotin grek që vrau gruan e fajësoi shqiptarët
  • 17 May, 2022 14:01 Nagavci: Nga shtatori Kosova-Shqipëria me abetare të përbashkët
  • 17 May, 2022 13:50 Donaldi dhe Bora bashkë, reagon Beatrix Ramosaj
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
PDK: Urgjent të rishqyrtohen masat antiCOVID, Kosova është e gjithë shqiptarëve
25 January, 2022

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht t’i rishqyrtojë masat e fundit anti-COVID.

Në një konferencë për media, ai tha se masat janë joprofesionale dhe shumë të dëmshme për qytetarët dhe për bizneset e brendshme.

“PDK i konsideron të ngutshme, jo profesionale dhe gjithsesi shumë të dëmshme në shumë dimensione masat e fundit antiCOVID dhe për rrjedhojë këto masa janë të dëmshme për bizneset tona të brendshme, bile edhe ato jashtë Kosovës  të cilat bashkëpunojnë me vendin tonë si dhe këto masa janë joparimore në raport me të drejtën e lëvizjes së lirë të qytetarëve. Kjo qeveri në mungesë të kapaciteteve dhe vizionit për të menaxhuar me pandeminë ka zgjedhur masa ekstreme, në pamundësi që të marr masa të shtojë kapacitetet, parapëlqen të ndërmarr masa ekstremte duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve në mbrëmje dhe duke i penalizuar dhjetëra mijëra biznese të cilat edhe ashtu s’po i ndihmon”.

Tutje, Abdullahu kërkoi që të rishikohen masat ekstreme për mbylljen e gastronomisë, pasi siç tha ai, vazhdimisht po dëmtohen, përfshirë këtu edhe aktivitetet sportive, kulturore dhe të tjera.

“Në vend se masat ekstreme të mbylljes, PDK rekomandon që Qeveria të rrisë kapacitetet menaxhuese dhe qytetarët me dy doza të vaksinës të kenë mundësi të lëvizin lirshëm dhe bizneset të operojnë pa pengesa”.

Mes tjerash ai tha se hyrja në Kosovë me vetëm tri doza të vaksinës, është shkelje e të drejtave të njeriut.

“Masat si ajo për pasjen e vaksinës së tretë si kusht për të hyrë në Kosovë, janë shkelje e të drejtave të njeriut në raport me qytetarët shqiptarë të vendeve përreth. Këta qytetarë kanë lidhje të pandalshme me Kosovën, si ato familjare dhe biznesore, arsim dhe fusha të tjera. PDK solidarizohet me të gjithë ata që janë kundër këtyre masave dhe atyre shtetasve që s’janë të Kosovës dhe po protestojnë ndaj këtyre masave që shkelin të drejtën e tyre elementare për të hyrë në Kosovë”.

“PDK kërkon nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë t’i rishqyrtojë masat e fundit antiCOVID që të ndryshojë ato dhe të ndalë dëmin e shkatërruar dhe diskriminimin e zyrtarizuar. Të ndryshohen masat për qytetarët që duan të hyjnë në Kosovë e të cilëve iu kërkohet edhe vaksina e tretë. Kosova është dhe duhet të jetë e gjithë shqiptarë. Në asnjë moment kjo Qeveri s’ka ditur tëe menaxhojë me pandeminë”, tha ai, transmeton Klankosova.tv.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ambasada amerikane e lavdëron Kosovën për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë 17 May, 2022
  • Del raporti i fundit për rastet e reja me koronavirus 17 May, 2022
  • Ky është linku ku mund ta shihni nëse jeni regjistruar nga punëdhënësi 17 May, 2022
  • Gjukanoviq nesër në Kosovë, e ka ftuar presidentja Osmani 17 May, 2022
  • Presidenti i UEFA-s flet për Realin e Liverpoolin dhe për finalen e Championsit 17 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top