Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur që për herë të parë që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare e Kosovës nuk ka të shtrirë asnjë pacient të konfirmuar pozitivë me koronavirus.
Ndërkaq, në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID, përcjell Klankosova.tv.
ShSKUK bën të ditur se sa i përket pacientëve postCOVID, Klinika Infektive po i trajton 3 të tillë.
Ndryshe, Klinika Infektive para disa muajve, pas qetësimit të situatës me COVID-19, ka filluar të ofrojë shërbime shëndetësore edhe për pacientët me sëmundje të tjera ngjitëse.