Nga 27 dhjetori i vitit të kaluar kur Italia u furnizua me vaksinën Pfizer Biotech, në këtë shtet janë vaksinuar 72 mijë persona.
Sipas marrëveshjes së kontraktuar me Bashkimin Europian çdo javë në këtë vend do të mbërrijnë rreth 470 mijë doza të kësaj vaksine.
Autoritetet shëndetësore italiane kanë publikuar të dhënat e fundit zyrtare mbi numrin e personave të infektuar deri më sot.
Sipas grafikut të përditësuar deri në paraditen e datës 3 janar 2021 në Itali janë vaksinuar mbi 72 mijë persona me vaksinën Pfizer Biotech.