fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 13 December, 2019 11:41 Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave
  • 13 December, 2019 11:34 BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego”
  • 13 December, 2019 11:26 Jo veç në Lipjan, parulla kundër Vetëvendosjes e Xhelal Sveçlës edhe nëpër Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:24 Për një vit asnjë i dënuar për krime lufte nga Gjykata Themelore në Prishtinë
  • 13 December, 2019 11:17 Shkolla “Faik Konica” nuk i përgjigjet grevës
  • 13 December, 2019 11:15 Kryeministri bullgar flet për NATO-n: Kosova është pas nesh
  • 13 December, 2019 11:11 Sot shënohet njëvjetori i miratimi të ligjeve për FSK-në
  • 13 December, 2019 11:07 Emërimi i 79 noterëve të rinj, në dorë të qeverisë së re
  • 13 December, 2019 11:04 Lipjani mbushet me grafite Albini -Gjuriqi-Sveçla
  • 13 December, 2019 11:03 Institucionet Shëndetësore të Kosovës janë në grevë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Përmes kuponëve të rrejshëm po bëhet shamngia nga tatimet
26 October, 2018

Shmangia e lëshimit të kuponëve fiskalë, u mundëson bizneseve që t’u ikin obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës.

Procesi i fiskalizimit të bizneseve në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2010. Por, ky proces nuk është përmbyllur me vendosjen e një rregulli që vlen për të gjithë njësoj, ngase ende paraqiten biznese që nuk përfillin fiskalizimin.

Këta janë disa kuponë jofiskal që lëshojnë disa nga bizneset në Kosovë.

Shtypësit jofiskalë që përdorin disa biznese në Kosovë, nuk janë të lidhura me sistemin e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe rrjedhimisht të gjitha blerjet që bëhen në këto biznese (dyqane, restorante etj) nga konsumatorët me para të gatshme, nuk regjistrohen.

Zëvendësdrejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Hamdi Hoxha tha se numri i bizneseve të fiskalizuara ka shënuar rritje nga viti në vit, por ende ka biznese, të cilat nuk janë fiskalizuar.

“Të dhënat e fundit tregojnë se 27 mijë 699 biznese tatimpagues janë të fiskalizuar, ndërsa numri i pajisjeve fiskale të vendosur te këta tatimpagues është mbi 37 mijë. Vetëm gjatë këtij viti numri i bizneseve të reja të fiskalizuara është 108, kurse numri i pajisjeve elektronike fiskale të instaluara është 3106”.

“Të dhënat tregojnë se kemi arritur të kemi rritje të fiskalizimit të bizneseve pasi që në periudhën janar – tetor të këtij viti, kemi inkasuar mbi 30 milionë euro më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit 2017”, thotë Hoxha.

Administrata Tatimore e Kosovës, shton Hoxha ka synim që të avancojë procesin e fiskalizimit dhe të mos lejojë asnjë mundësi të manipulimit, qoftë përmes serverëve të caktuar apo arkave fiskale.

Aksione të inspektimit të bizneseve merren në vazhdimësi, shton Hoxha, dhe sipas tij, ka biznese të cilat janë gjobitur për mospërdorim të arkës fiskale dhe përdorimit të printerëve jofiskalë.

“Çdo herë kur është hasur që biznese të caktuara kanë përdorur pajisje elektronike jofiskale, të njëjta janë konfiskuar. Të gjitha këto raste i kemi proceduar në procedurë të caktuar penale, në mënyrë që të ndëshkohen të gjithë ata tatimpagues, të cilët nuk e respektojnë ligjin sa i përket fiskalizimit”, thotë Hoxha.

Në raportet vendore dhe ndërkombëtare në vazhdimësi theksohet se ekonomia në Kosovë është më shumë se 30 për qind të bruto produktit vendor, që përkthyer në shifra është rreth 1.8 miliard euro në vit.

Përfaqësues të bizneseve në Kosovë thonë se në mungesë të fikalzimit të të gjithave bizneseve, në treg është krijuar konkurrencë e padrejtë.

Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, tha se në Kosovë ka biznese, të cilat kanë arkë fiskale, por që edhe arka tjera, të cilat nuk janë të lidhura me sistemin në ATK.

“Bizneset që nuk kanë arkë fiskale përfitojnë 18 për qind më shumë krahasuar me ato që janë të pajisura me arkë fiskale”, thekson Shahini.

Nga mungesa e fiskalizimit të bizneseve dhe kontrabandës, shton Shahini, shteti nuk po arrin të arkëtojë për buxhetin e vendit mjete të shumta financiare.

“Mosfiskalizimi dhe kontrabanda në vend, bënë që shteti i Kosovës të humbë më shumë se 1 miliard euro në vit dhe kjo humbje është në rritje. Nëse këtë mjete do të inkasoheshin nga shteti, atëherë do të mund të planifikoheshin për investime në autostradë, në arsim e shëndetësi, pa huazuar mjete nga mekanizmat financiarë”, thotë Shahini.

Me qëllim të luftimit të evazionit fiskal në vitin 2015 pati hyrë në fuqi një udhëzim administrativ, i cili parashihte që për të gjithë konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskalë dhe si të tillë i dërgojnë në ATK, do të aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskalë në muajin pasues të çdo tremujori.

Ky proces, sipas ATK-së ka ndihmuar në fiskalizimin e bizneseve dhe si i tillë është duke vazhduar, por në mënyrë të modifikuar. /Rel

 

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro
12 December, 2019

Misteri i fëmijëve albin në Afrikë, vriten për të shitur eshtrat e tyre, një trup vlen 75 mijë euro

Në Malavi, të lindurit me albinizëm mund të jetë një dënim me vdekje. Në katër vitet e fundit, të paktën

Lajmet e fundit
  • Telegram ngushëllimi i ministrit Kujtim Gashi me rastin e vdekjes së kantautorit të mirënjohur shqiptar Irfan Blakçori 13 December, 2019
  • Shërbyesit Civil të Komunës së Mitrovicës të pakënaqur me Ligjin e Pagave 13 December, 2019
  • Partia e Boris Johnsonit i fiton zgjedhjet në Britani 13 December, 2019
  • BQK-ja legjitimon normat e interesit të kredive të “Iute Credit” dhe “Monego” 13 December, 2019
  • Daçiq: Serbia respekton integritetin territorial të Ukrainës 13 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top