fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
  • 25 February, 2021 15:07 Planifikohet ndërtimi i disa rrugëve në Gjakovë
  • 25 February, 2021 14:35 Kurteshi i VV’së: E kundërligjshme, e frikshme dhe e tmerrshme, refuzimi i votës që është shprehje e vullnetit politik
  • 25 February, 2021 14:31 KQZ jep arsyet pse u refuzuan disa nga votat e diasporës
  • 25 February, 2021 14:29 Naomi Campbell, 50 vjeçarja që nuk di të zbresë nga froni i bukurisë
  • 25 February, 2021 13:49 Konsulli serb: Izraeli i bindur se Prishtina s`do të ndryshojë vendimin për ambasadën në Jerusalem
  • 25 February, 2021 13:36 Besian Mustafa takohet me ambasadorin gjerman Jörn Rohde
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Përplasje e ashpër në Komunë te Prishtinës për ndërmarrjet publike
31 May, 2018
“Lufta” mes lëvizjes “Vetëvendosje” dhe Partisë Socialdemokrate, në Komunën e Prishtinës po vazhdon për ndërmarrjen publike në kryeqytet.

Asamleisti i Vetëvendosjes Egzon Azemi, ka akuzuar Shpend Ahmetin për arsye që sipas tij po tenton të i kap ndërmarrjen publike. Ai madje ka thënë që këtë po e bën duke u bashkuar me partinë e Kaqusha Jasharit.

“Ndërmarrjet publike në Prishtinë ishin shembull për qeverisjen e kaluar në Prishtinë, por tani po vërehet zelli i kësaj qeverisje për arsye se ato po tentohen të kapen. Pas largimit nga lëvizja “Vetëvendosje”, ai iu turr ndërmarrjeve publike. Këtë e bërë duke u bashkuar me në parti si ajo e Kaqusha Jasharit”, ka thënë ai.

Tutje Azemi ka thënë se problemet me ndërmarrjet publike janë konfirmuar se janë të paligjshme.

“Se ishin vendime të gabuara ato për ndërmarrje publike kjo është e vërtetuar, pasi që e kane konfirmuar prandaj për këtë po hesht vetëm kryetari Shpend Ahmeti”, ka thënë Azemi.

Menjëherë pas këtyre fjalëve ka reaguar edhe PSD-ja.

Nol Nushi asamblist nga kjo parti i është kundërpërgjigjur Azemit duke i thënë se kjo gjë është duke ndodhur për inate politike.

“Pjesë ë qeverisjes janë tre drejtorë nga lëvizja Vetëvendosje. Unë i kisha pyet ata pse po qëndrojnë si drejtorë kur po tentohet kapja e ndërmarrjeve publike. Me dashtë na me i kap ndërmarrjet publike nuk e kishim thirr Ambasadën Britaneze me e monitorua zgjedhjen e bordit. Nuk duhet me i personalizuar gjërat në bazë të interesave”, ka thënë Nushi, raporton tutje “Zëri.info”.

Asambleisti nga LDK-ja, Shefki Gashi u ka bërë një propozim Vetevendosjes që të bashkohet në opozite dhe që bashkë ti i ndajnë ndërmarrjet publike.

“Është e vërtetë që vitin e kaluar ndërmarrjet publike janë menaxhuar më mirë. Ne si LDK do të kemi qëndrim që ose ju dilni në opozitë dhe me ju hi ren ndërmarrjeve ose leni këto gjëra. Bashkohuni me ne dhe i ndajmë ndërmarrjet”, ka thënë Gashi.

Lidhur me çështjen e ndërmarrjeve publike, shefi i grupit të asamblistëve të PDK-së, Blerand Stavileci i ka kritikuar PSD-në dhe VV-në për mos gatishmëri për bashkëpunim. Ai ka thënë se partitë në komunë nuk po bashkëpunojnë për të punuar

“Ndërmarrjet publike nuk duhet me u identifikuar me një person. Ne duhet me pas diskutim thelbësor për shërbimet bë ndërmarrjet publike. Kjo ju intereson qytetarëve e jo se kush po i udhëheq këto ndërmarrje. Nuk është duke u punuar”, ka thënë Stavileci.

Në anën tjetër shefi i grupit të asamblistëve të AKR-së, Fadil Gashi ka mbështetur idenë e LDK-së që VV-ja me kaluar në opozitë dhe që në atë mënyre të i zgjedhin problemet./

“Zgjidhja me e mirë është ju me kaluar në opozite. Me LDK-në ju i keni numrat dhe kështu ndani ndërmarrjet mes vete dhe lulëzoni ato por jo këtu të ziheni me njëri tjetrin”, ka thënë ai.

Shefi i grupit të asamblistëve të AKR-së, Vesel Makolli i ka quajtur naiv ata qe kanë votuar për futje të rendit të ditës temën për ndërmarrjet publike.

“Këta që e kanë hap këtë temë janë naiv. Duhet diskutuar për ndërmarrjet publike por duhet me qenë të përgatitur, prandaj me i diskutuar këto tema ad hoc po dalim jo serioz”, ka thënë Makolli. /ZËRI

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Prokuroria nis hetimin për rrahjen e gazetarit Visar Duriqi 25 February, 2021
  • Drejtori i PSG-së: Ka ardhur koha që Mbappe të vendosë 25 February, 2021
  • Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi 25 February, 2021
  • “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së 25 February, 2021
  • Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës 25 February, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top