Në orët e mëngjesit sot në magjistralen Prishtinë – Mitrovicë, konkretisht në fshatin Shkabaj kanë ndodhur pesë aksidente.
Me këtë rast 15 persona janë lënduar.
Në aksident kanë qenë të përfshira 15 vetura.
Kështu për Klan Kosova tha Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
“Info shtesë: Me daten 28.12.2020 rreth ores 07:30 ne rrugen Prishtinë – Mitrovicë saktësisht në fshatin Shkabaj, kanë ndodhur pesë aksidente komunikacioni rrugor , prej tyre 3 me lëndime. Të perfshira gjithsej janë15 automjete. Bazuar në të dhënat fillestare ndihmë mjeksore deri tani kanë kerkuar 15 persona. Me rastet po merren zyrtarët e njësitit të trafikut”.