fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 8 August, 2022 18:38 Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta
  • 8 August, 2022 18:36 Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë
  • 8 August, 2022 18:35 Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës
  • 8 August, 2022 10:42 Sulmohen katër policë në Prishtinë
  • 8 August, 2022 10:39 Prishtina së shpejti pajiset me autobusë të rinj dhe elektrikë
  • 8 August, 2022 10:36 Ambasada ruse në Beograd e quan provokim ndalimin e gazetares ruse në Kosovë
  • 8 August, 2022 10:34 Analisti amerikan: ‘Open Balkan’ minon Procesin e Berlinit
  • 8 August, 2022 10:30 Kandiq: Në zonat ku ka vepruar Deliq në Kosovë, janë vrarë mbi dymijë civilë
  • 8 August, 2022 10:27 Deri në 30 minuta pritje te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë
  • 5 August, 2022 15:43 Ministrja Nagavci: E shqetësuar rreth plagjiaturës në UP
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Petkoviq: Kemi lëvizur gati qiellin dhe tokën që të ushtrojmë presion që ta shtyjmë vendimin
1 August, 2022

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, thotë se nata në veri të Kosovës ka qenë e qetë, por në një atmosferë tensioni.

Ai thotë se Prishtina donte të provokonte konflikte dhe të merrej me popullin serb, derisa shton se “Albin Kurti në mënyrë të njëanshme vendosi t’i vërë flakën fuçisë së barutit në veri të Kosovës”.

Petkoviq pretendon se po mundohen në çdo mënyrë që ta ruajnë paqen dhe stabilitetin, derisa thotë se vetëm kështu mund të ecin përpara.

“Nëse presidenti Vuçiq e ka shqiptuar fjalën paqe më shumë se 50 herë, si mund të interpretohet si provokim adresimi i tij, i imi apo i ndonjërit prej nesh nga Beogradi?’.

Ai thotë se kanë bërë gjithçka që të bindin bashkësinë ndërkombëtare që të ushtrojë presion mbi Albin Kurtin për të mos e aplikuar masën e reciprocitetit.

“Në 24 orët e fundit kemi lëvizur gati qiellin dhe tokën që të vëmë kontakt me bashkëbiseduesit të cilët mund të ushtrojnë presion për të ruajtuar paqen dhe stabilitetin”, tha Petkoviq duke thënë se masa e reciprocitetit u pezullua për shkak se ShBA-ja dhe vendet e Quint-it i bënë presion Kurtit.

Petar Petkoviq, që është edhe kryenegociatori i palës serbe, ka thënë se periudha e ardhshme duhet të përdoret për të arritur një zgjidhje kompromisi në Bruksel.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”
15 July, 2022 12:50

Çavusoglu:“Terrorizmi nuk ka komb”

Mendimet e së hënës në Prishtinë
21 June, 2022 09:12

Mendimet e së hënës në Prishtinë

Lifestyle
Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera
2 August, 2022

Në çfarë moshe largohen fëmija nga shtëpia e prindërve në Gjermani e shtete tjera

Më shumë se 30% e gjermanëve të moshës 15 deri në 24 vjeç nuk jetonin më me prindërit ose kujdestarët

Lajmet e fundit
  • Kurti për Asociacionin: Jo në bazë të etnisë 8 August, 2022
  • Mimoza Kusari e ashpër për Asociacionin, paralajmëron diskutim me serbët dhe thotë “do të rezistojmë” 8 August, 2022
  • Hyseni: Qeveria s’duhet të bie në grackën e Serbisë duke bërë dialog për çështje të veçanta 8 August, 2022
  • Çitaku: Mos ndjellni frikë e panik, s’ka me pasë luftë në Kosovë 8 August, 2022
  • Aliu dhe Krasniqi nënshkruajnë marrëveshjen për rregullimin e rrjetit të ujësjellësit në dy lagje të Fushë Kosovës 8 August, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top