fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 6 December, 2019 15:33 Anëtari i kryesisë së LDK’së: Nuk i pranojmë kushtet e vendosura njëanshëm nga VV
  • 6 December, 2019 15:28 “Maskë fytyre nga gjaku i vaginës së bukur”! Modelja shqiptare trondit ndjekësit
  • 6 December, 2019 15:25 Dua në foton provokuese me dorën në xhinse, tregon datat e turneut për Evropë
  • 6 December, 2019 15:23 ‘Ik e mos u kthe më…’ Albana Osmani shkruan për bilancin negativ të vitit 2019
  • 6 December, 2019 15:07 Thaçi takohet me Wisner dhe Ashton – Kosova gjithmonë fitoi nga urtësia përkrah aleatëve
  • 6 December, 2019 15:02 NATO-Prishtinës dhe Beogradit: Zgjidheni problemin, po e pengoni ekonominë dhe politikën
  • 6 December, 2019 15:00 Gjykata urdhëron gruan e kthyer nga Siria në Kosovë ta heqë burkën gjatë seancës
  • 6 December, 2019 14:15 KDI: Vazhdimi i dialogut nuk duhet ta gjejë Kosovën pa konsensus të brendshëm
  • 6 December, 2019 14:13 Kosnett: Gjykata Speciale do ta tregojë vlerën e saj në muajt në vazhdim
  • 6 December, 2019 14:08 Ligji për Paga në Kushtetuese, sindikalistët kërkojnë takim me krerë të shtetit
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Petroviq: Mozbardhja e vrasjes së Ivanoviqit, paralajmërim për vrasje të reja
15 January, 2019

Katër përfaqësuesit e partive nga komuniteti serb në Kosovë, Iniciativës Qytetare – SPD, SLS-ja, Partia Demokratike Progresiste, si dhe Partia e Serbëve të Kosovës, kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për media në Qendrën Mediale në Çagllavicë, lidhur me situatën e krijuar një vit pas vrasjes se ish-liderit serb në Kosovë, Oliver Ivanoviq.

Moszbardhja e kësaj vrasje, sipas tyre do të sjellë vrasje të tjera, duke shtuar se nuk janë duke u ndjerë të sigurt për jetët e tyre dhe as të familjeve e bashkëpartiakëve të tyre. Një prej arsyeve, sipas tyre, është fakti që ata po trajtohen si “tradhtarë” nga pjesa tjetër e serbëve në Kosovë dhe Serbi.

Ksenia Bozhoviq, zëvendeskryetarja e SDP-së (ish-partisë së Ivanoviqit), ka thënë se nesër, më 16 janar, bëhet një vit nga vrasja e Ivanoviqit dhe ende nuk kanë përgjigje se kush e ka porositur dhe kush e ka vrarë atë.

Për të, është e paarsyeshme fakti që nuk u janë kthyer ende kamerat dhe incizimet e marra nga zyrat e kësaj partie në ditën kritike prej hetuesisë. Madje, sipas saj, marrja e atij materiali është bërë pa urdhër të gjykatës.

“Kemi kërkuar disa herë që të na i kthejnë ato incizime, por asgjë nuk na është kthyer. Nesër, në vendin ku është vrarë Ivanoviqi, do të mbajmë një organizim përkujtimor. I ftojmë të gjitha qytetarët, si dhe të gjitha institucionet që të na bashkëngjiten, sepse sot ka qenë Ivanoviqi, por nesër mund të jemi secili nga ne”, ka thënë Bozhoviq.

Kryetari i Partisë Demokratike Progresiste, Nenad Rashiq, ka thënë se pas vrasjes së Ivanoviqit do të duhen vite për ta kompensuar dëmin, pasi tanimë e kanë humbur të drejtën edhe për t`u shprehur lirshëm.

“Të gjithë e dimë se ajo vrasje ka qenë politike dhe si pasojë, ka bërë që zëri i serbëve në Kosovë të jetë më i ulët. Të gjithë ne qe jemi sot këtu kemi arsye që të frikësohemi për ndonjë përpjekje tjetër të radhës, jo vetëm ndaj neve, por edhe ndaj familjeve tona”, ka shtuar ai.

Ndërkaq, Sllobodan Petroviq nga SLS-ja, ka thënë se moszgjidhja e vrasjes së Ivanoviqit mund të ndodhë që të sjellë deri te një ngjarje tjetër më të keqe apo të ngjashme.

“Nuk e di se a është shënjestër e radhës dikush nga ne, por sigurisht se dikush do të jetë. Moszgjidhja e këtij krimi, si dhe i krimeve të mëparshme, i ka inkurajuar ata që të kenë guxim ta bëjnë atë që e kanë bërë me Ivanoviqin”, ka shtuar ai.

Sa i përket ndalimeve që u janë bërë në Merdare, Petroviq, ka thënë se “ata që po tentojnë që t`i frikësojnë, nuk do ta arrijnë këtë”.

“I jemi drejtuar institucioneve në Beograd tri herë për të kuptuar arsyen e ndalesës tonë në kufi. Kemi dashur të dimë nëse ne jemi kriminelë apo kemi bërë diçka keq, por askush nuk ka kthyer kurrfarë përgjigje. E qartë se dikush dëshiron të na dërgojë një mesazh për të na frikësuar. Ne po trajtohemi sikur të ishim tradhtarë e si një grup që lirisht mund ta na rreh rrugës apo të na vrajë kujtdo që t`i teket e askush të mos jep përgjigje për këtë”, ka theksuar ai./koha/

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip
6 December, 2019

Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip

Është e trishtë historia e Negovanit. Në vitin 1928 këtij fshati të famshëm iu kthye emri në Flamburo. Në ditët

Lajmet e fundit
  • Merkeli viziton për herë të parë Aushvicin 6 December, 2019
  • Pasojat e tërmetit, Austria dhuron 600 mijë euro për rindërtim 6 December, 2019
  • Thaçi në Berlin i kërkon Vetëvendosjes ta formojë Qeverinë 6 December, 2019
  • Vrasja te nënkalimi, i akuzuari e pranon fajësinë 6 December, 2019
  • Fshati që ka vetëm shqiptarë por ku nuk lejohet të flitet shqip 6 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top