Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Gjakovë-Pejë.
Intervenimi i shpejtë i pjestarëve të Forcës së Sigurisë ka bërë që një qytetari t’i shpëtohet jeta.
“Sot, rreth orës gjashtë e dyzetë minuta, në rrugën Gjakovë –Prishtinë, përkatësisht në fshatin Planqor, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, ku falë intervenimit të shpejtë të pjesëtarëve të FSK-së arrihet të shpëtohet jeta e qytetarit të rënë në një humnerë përskaj rrugës. Intervenimi i shpejtë i pjesëtarëve të FSK-së, duke i dhënë ndihmën e parë, ka ndikuar të kthehet në jetë qytetari i aksidentuar, i cili më pas me ndihmë të shpejtë është dërguar në spitalin rajonal të Gjakovës “- thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.