Policia ka kontrolluar të mërkurën shtëpinë e një burri në Prevallë të Przirenit, ku janë gjetur dhe konfiskuar tre AK-47, një pushkë e gjatë, një pushkë gjuetie, 430 fishek, 8 gëzhoja, 8 karikator, 8 radiolidhje, një anti-plumb, një thikë dhe disa pajisje të ndryshme.
Siç bëhet me dije nga raporti 24 orësh, me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.