Policia në Pejë, ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për kapjen e 31 vjeçarit Leutrim (Murat) Tafilajt lindur nё Siqevё-Klinё.
I pandehuri është i kërkuar për veprёn penale: “Vrasje e rёndё nё tentativё”
Policia kërkon nga qytetarët që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qellim, sjelljen e tyre para drejtësisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
- 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
- 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
- E-mail adresa: [email protected]