Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka ndarë sot edhe një tjetër urdhër dekorues për një nga dëshmorët e Kosovës.
Kësaj here pas vdekjes dëshmori Dinë Grabovci u nderua me urdhrin ”Hero i Kosovës”.
”Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë. Urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare! HTH”