Përmes një njoftimi për media, gjithashtu është bërë publike edhe agjenda e shënimit të kësaj dite.
Dita nis me ngritjen e flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së e cila mbahet nga ora 8:00, pastaj nga ora 9:00 do të bëhen homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova. Në orën 10:00 bëhen homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari në Prekaz. Homazhet vazhdojnë te varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.
Ndërkaq manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës mbahet nga 12:00. Një orë më pas mbahet ekspozita “Jeta dhe vepra e Sali Çekut” në Muzeun Kombëtar të Kosovës. Në orën 14 bëhet ndarja e çmimeve vjetore për letërsi. E në orën 18:00 fillon koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri.
Sipas udhëzimit të Qeverisë, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Kosovës në orën e parë të mësimit do të diskutojnë për shpalljen e Pavarësisë.
Të gjitha aktivitetet mund t’i gjeni këtu: Shkarko dokumentin
Ndërkaq logo e 13-vjetorit të Pavarësisë është kjo:
