Një person është arrestuar në Prishtinë pasi i njëjti dyshohet se kishte shkuar të familja e ish të dashurës dhe i kishte sulmuar fizikisht.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti për shkak të një mosmarrëveshjeje me viktimën femër kosovare me të cilën kishte qenë në lidhje dashurie të mëhershme, kishte shkuar në familjen e viktimës dhe i kishte sulmuar fizikisht familjarët e saj”.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.