fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 9 December, 2019 17:03 Owen Wilson paguan 25 mijë dollarë çdo muaj për të bijën që nuk e ka takuar kurrë
  • 9 December, 2019 16:42 Zbulohen nominimet e Golden Globes, Netflix dominon, ‘Game of Thrones’ jashtë garës
  • 9 December, 2019 16:36 Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën
  • 9 December, 2019 16:23 Ambasadorja Apostolova do të inaugurojë ndërtimin e ngrohtores së re në Gjakovë
  • 9 December, 2019 16:13 Kosova dhe Iowa me marrëveshje për edukim
  • 9 December, 2019 16:11 Sipas OEAK-së, Kosovë ka shkallë të lartë reale të korrupsionit
  • 9 December, 2019 15:57 Ndotja e ajrit, Ahmeti: Qymyri të ndalet nga Qeveria
  • 9 December, 2019 15:55 Ministria e Financave: Pagat e dhjetorit dalin me rritje
  • 9 December, 2019 13:04 Tahiri: Kosova me infrastrukturë dhe bazë të fuqishme ligjore në luftimin e korrupsionit
  • 9 December, 2019 13:01 Veseli udhëton drejt Hagës: Historia e UÇK-së, histori e së drejtës së popullit të Kosovës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Zgjedhjet 2019
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Prodhuesit kosovarë informohen lidhur me procedurat e eksportimit pa doganë në SHBA
26 September, 2018

Vlera e eksporteve të mallrave kosovare vazhdon të mbetet e vogël pavarësisht se Kosova është përfituese e Sistemit të Përgjithësuar të Preferencave të Shteteve të Bashkuara (GSP) i cili mundëson trajtim pa doganë për më shumë se 3,500 produkte të ndryshme. Kjo u tha gjatë një punëtorie të organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK) në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Ambasadën e Kosovës në SHBA dhe Zyrën e Përfaqësuesit Tregtar të SHBA-së (USTR), lidhur me përfitimet të cilat dalin nga statusi preferencial tregtar që Kosova gëzon me SHBA-të në kuadër të sistemit GSP.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i OEAK, tha se sistemi preferencial tregtar GSP ofron trajtim pa doganë për një numër të madh produktesh për vendet në zhvillim, përfshirë Kosovën. Zeka shtoi se eksportet e kufizuara në SHBA sugjerojnë mungesë të informatave lidhur me mundësitë që dalin nga ky status, duke u zotuar se OEAK do të vazhdojë të jetë në dispozicion të tyre për ofrimin e informatave për bizneset e interesuara.

Abel Lomax, zyrtar ekonomik dhe komercial i Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, tha se Kosova gjatë viteve të fundit ka shënuar progres në fusha të ndryshme, përfshirë këtu rritjen e eksporteve në SHBA. Ai përmendi disa nga përfitimet që bizneset kanë nga Sistemi i përgjithësuar i preferencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shtuar se shfrytëzimi i këtij sistemi i cili skadon në vitin 2020 në Kosovë është më se i nevojshëm për bizneset kosovare si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Zëvendësshefi i Misionit Diplomatik Kosovar në Uashington, Frymëzim Isufaj, tha se masat GSP kanë krijuar mundësi më të mëdha për kompanitë e Kosovës për të eksportuar në tregun amerikan dhe se Ambasada e Kosovës ka mirëpritur vendimin e presidentit Donald Trump dhe aprovimin e Kongresit amerikan për vazhdimin e këtyre masave preferenciale deri në fund të vitit 2020.

“Po ashtu, jemi të inkurajuar nga të gjeturat e hulumtimit të Odes Amerikane të cilat tregojnë se ka rritje të eksportit nga Kosova në drejtim të SHBA-së. Konsideroj se tani është koha që kompanitë tona të rrisin kapacitetet e tyre, të rrisin kualitetin e produkteve si dhe të shfrytëzojnë mundësitë që këto masa preferenciale ofrojnë,” tha Isufaj duke shtuar se Ambasada e Kosovës në Uashington, do të jetë në shërbim të bizneseve për t’i asistuar në gjetjen e mënyrave më të mira për të përfituar nga këto masa.

Erland Herfindahl, përfaqësuesi tregtar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për GSP nga Zyra e Përfaqësuesit Tregtar të Shteteve të Bashkuara njoftoj të pranishmit mbi qëllimin e programit GSP, procesin e përfshirjes së shteteve përfituese në program, si dhe inkurajoi bizneset që të shfrytëzojnë mundësitë që programi ofron për të eksportuar në SHBA pa detyrime doganore. Ai ofroi edhe detaje lidhur me procedurat e importit të produkteve nga Kosova në SHBA.

Punëtoria ishte një mundësi e mirë për kompanitë prodhuese nga Kosova që të informohen lidhur me statusin preferencial tregtar, kategoritë e produkteve që eksportohen në SHBA, si dhe lidhur me procedurat e realizimit të këtyre përfitimeve.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë
29 October, 2019 13:04

Me Shqipërinë në BE mund të flemë të qetë

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin
18 October, 2019 14:56

Kush është djali i ‘El Chapos’ për të cilin karteli i drogës ‘dogji’ qytetin

Lifestyle
Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë
9 December, 2019

Amerikania me 4 burra pret fëmijën e parë

Një grua nga Florida e Shteteve të Bashkuara, e cila jeton në lidhje poligamie me katër burra, është shtatzënë dhe

Lajmet e fundit
  • Owen Wilson paguan 25 mijë dollarë çdo muaj për të bijën që nuk e ka takuar kurrë 9 December, 2019
  • Ambasadori gjerman për koalicionin VV- LDK: Kjo është java vendimtare 9 December, 2019
  • Zbulohen nominimet e Golden Globes, Netflix dominon, ‘Game of Thrones’ jashtë garës 9 December, 2019
  • Deputeti i LDK-së: Edhe dy javë Kuvendi fillon punën 9 December, 2019
  • Kthehen në funksion të plotë sallat e ortopedisë në QKUK 9 December, 2019
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top