Drejtori Rajonal i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) në Gjilan, Alban Qerimi është arrestuar mbrëmë gjatë një aksioni të Prokurorisë Themelore të Gjilanit.
Zëdhënësja e kësaj prokurorie Liridona Xheladini, ka konfirmuar për Express, se i njëjti pas intervistimit është liruar, teksa një inspektor i ATK-së në këtë komunë është ndaluar.
Se Qerimi i është kthyer punës sot, e kanë konfirmuar për Express edhe nga ATK-ja.
Nga ky institucion deklaruan se gjatë ditës do të dalin me një komunikatë zyrtare lidhur me rastin.
Inspektori i ndaluar nga Prokuroria dyshohet për veprën penale “Marrje e ryshfetit”.