fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 2 February, 2023 06:42 Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel
  • 2 February, 2023 06:34 Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore
  • 2 February, 2023 06:32 Si i menaxhoi Hekuran Murati shpenzimet brenda kabinetit të tij
  • 2 February, 2023 06:28 ​Eurovision 2023, Albina Kelmendi performon në gjysmëfinalen e dytë
  • 2 February, 2023 06:27 Sytë e Kourtney Kardashian përjetësisht në lëkurën e Travis Barker!
  • 2 February, 2023 06:23 “Si Mbreti te Shreku”, Amosi komenton Luizin/ Olta dhe Tea braktisin dasmën
  • 2 February, 2023 06:22 Dea dhe Amos nuk shkojnë te dasma e Luizit dhe Kiarës
  • 2 February, 2023 06:22 Luizi puth në buzë Kiarën/ Çifti kurorëzon “martesën”
  • 2 February, 2023 06:21 Nis ceremonia martesore/ Altin Shira ndez atmosferën, banorët kërcejnë
  • 2 February, 2023 06:19 Kurti: Duhet ta mbrojmë republikën dhe demokracinë tonë
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Prokuroria kërkon paraburgim për tetë të arrestuarit në rastin “Brezovica 3”
4 March, 2022

Prokuroria Themelore e Ferizaj ka kërkuar që t’u caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh tetë të arrestuarve dje për rastin “Brezovica”.

Ata aktualisht gjenden në masën e ndalimit 48 orësh.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve  A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurve  A.I., I.M., F.H., R.A., M.Sh., A.X., Z.G., dhe H.A, të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016, i pandehuri I.M., si person zyrtar – Kryeshef Ekzekutiv në Agjencinë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka keqpërdorur detyrën zyrtare duke mos përmbushur detyrat zyrtare me qëllim të përfitimit pasuror për personat tjerë, me këtë do të kryente veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit” nga neni 422 par.1 të KPRK-së. I njëjti, sipas Prokurorisë, në mënyrë të tërthortë ka pranuar para, që të veprojë në kundërshtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Marrja e ryshfetit” nga neni 428 par. 2 të KPRK-së.

Për të pandehurin A.I., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2014 deri në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. Po ashtu, i njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Për të pandehurit Z.G., dhe A.X., ekziston dyshimi i bazuar se prej vitit 2016 deri në vitin 2019, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH) në Prishtinë, në bashkëkryerje kanë ndihmuar të pandehurin A. Ç., në kryerjen e veprës penale “Marrja e ryshfetit” për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe pëlqimeve ujore në Parkun Kombëtar “Sharri” në vikend-zonën e Brezovicës, Komuna Shtërpcë, me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Marrja e ryshfetit” në ndihmë nga neni 428 par. 2 lidhur me nenin 31 dhe 33 të KPRK-së. Të njëjtit, si persona zyrtar në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor (MMPH), në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë marrë para, me qëllim të ushtrimit të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar , me këtë do të kryenin në bashkëkryerje veprën penale “Ushtrimi i ndikimit ” nga neni 431 par. 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Ndaj M.Sh., ekziston dyshimi i bazuar se në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë dhuratë personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Sipas Prokurorisë, ndaj  të pandehurit F.H., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2010, në Shtërpcë, në mënyrë të drejtpërdrejtë i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

Kurse, ndaj të pandehurit R.A., ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2018, në Shtërpcë, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 të KPRK-së. I njëjti, në mënyrë të tërthortë, i ka dhënë para personit zyrtar që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e personit zyrtar, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së. Po ashtu, sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se në vitin 2017, i njëjti ka falsifikuar dokumentin publik, me qëllim që të përdoret si origjinal, me këtë do të kryente veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve” nga neni 398 par.2 të KPRK-së

Kurse, ndaj të pandehurit H.A., ekziston dyshimi i bazuar se nga viti 2015-2020, në Shtërpcë, si investues në vikend-zonë, në mënyrë të tërthortë dhe të drejtpërdrejtë, i ka dhënë dhurata në para dhe vikend-shtëpiza personit zyrtar me qëllim që të mos veprojë në pajtim me detyrat e tij zyrtare, me këtë do të kryente veprën penale “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 par.3 lidhur me par.1 të KPRK-së. I njëjti në mënyrë të tërthortë i ka dhënë dhuratë në para personit zyrtar, që të ushtrojë ndikim të padrejtë në vendimmarrjen e tij, me këtë do të kryente veprën penale “Ushtrimi i ndikimit” nga neni 431 par.2 të KPRK-së.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!
1 February, 2023 02:17

Kosova drejt federalizimit; njohja reciproke as në qendër e as në thembër!

Lifestyle
Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)
2 February, 2023

Superjahti 87 milion dollarësh që mund të ‘fluturojë’ mbi ujë! (foto)

Një sërë konceptesh eklektike dhe inovative të superjahteve janë shfaqur muajt e fundit dhe kjo shpikje e fundit nga Lazzarini

Lajmet e fundit
  • Zbulohet identiteti i burrit të Oltës, i njëjti u pa në zyret e Top Channel 2 February, 2023
  • Prezantohet seria e re e Samsung Galaxy S23, këto janë çmimet dhe detajet e tjera 2 February, 2023
  • Vdekja e 29-vjeçares dy ditë pas daljes nga materniteti, reagon spitali 2 February, 2023
  • Kica-Xhelili: Kam qenë për bërjen e vetingut në sistemin e drejtësisë, s’ka qenë fushatë 2 February, 2023
  • Sefaj godet Muratin: Është për keqardhje, duhet të kthehet në shkollë fillore 2 February, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top