fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 23 May, 2022 15:20 Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale
  • 23 May, 2022 15:14 Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja
  • 23 May, 2022 15:12 Bora dhe Donaldi i kalojnë pushimet e para së bashku?
  • 23 May, 2022 15:06 Kur do të mbërrijë në rajon Kancelari Scholz, publikohet një datë
  • 23 May, 2022 14:52 Stavileci: Qeveria të zbatojë vendimin për uljen e çmimit të energjisë
  • 23 May, 2022 13:49 Shtesa 100 euro, flet edhe njëherë ministri Murati
  • 23 May, 2022 13:48 Gashi: Të dorëzohet në Kuvend propozimi për shkarkimin e bordit të ZRrE-së
  • 23 May, 2022 13:43 Vjosa Osmani dhe Ilir Meta bëjnë homazhe te shtatorja e dëshmorit Edmond Hoxha
  • 23 May, 2022 13:32 Kurti e quan të frytshme vizitën e tij në ShBA
  • 23 May, 2022 13:24 Kryesia vendos që Kuvendi të mbajë seancë të enjten
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Propozimi për shtrenjtim të rrymës, Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi
25 January, 2022

Bordi i ZRRE-së raporton sot në Komision për Ekonomi rreth tarifave të rrymës , Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë do të raportojë sot në Komisionin për Ekonomi.

Raportimi i bordit të ZRRE-së do të jetë në lidhje me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë raporton në Komisionin për Ekonomi lidhur me shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 11:00)”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se zoton 75 milionë euro si ndihmë për qytetarët dhe bizneset për t’i përballuar çmimet e reja të energjisë elektrike.

Por, një lajm i keq nga qeveria erdhi për ata që e kanë të vetmen mënyrë të ngrohjes energjinë elektrike dhe që shpenzojnë më shumë se 600 kWh në muaj, ndërsa ata që janë nën këtë limit do të paguajnë siç kanë bërë deri tash.

“Subvencioni i energjisë elektrike nga ana e Qeverisë do të ndikojë që tarifa për konsumatorët biznesor mbetet me 0% rritje, tarifa për konsumatorët shtëpiak deri në konsumin prej 600 kWh mbetet me 0% rritje, ndërsa tarifa e propozuar nga ZRRE për konsumatorët shtëpiak për konsumin mbi 600 kWh të reduktohet, duke pasqyruar çmimin e importit për këta konsumatorë dhe promovuar efiçiencën e energjisë”, thuhet në komunikatën e Ministrisë së Ekonomisë.

Sipas propozimit të ZRRE’së, tarifa për konsumatorët me 800 kWh rrymë të shpenzuar në muaj do të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, derisa konsumatorët që shpenzojnë 1000 kWh rrymë në muaj, do të përballen me një rritje prej 24.62 euro të çmimit të rrymës.

Nëse këto tarifa miratohen, do të fillojnë të aplikohen nga 1 shkurti deri më 31 mars të vitit 2023.

“Në një proces të ndarë të shqyrtimit të jashtëzakonshëm, të publikuar në ueb-faqen e ZRRE-së krahas këtij raporti, ZRRE ka vlerësuar se të Hyrat Maksimale të Lejuara që mbulojnë kostot e arsyeshme të shërbimit me energji elektrike janë €446.7 milionë. Kjo pjesë e raportit konsultativ ofron propozimin e ZRRE-së për nivelin e tarifave të energjisë elektirke që do të jenë të aplikueshme për periudhën 1 shkurt 2022-31 mars 2023 për të mbuluar nivelin e kostove të arsyeshme…”, thuhet në raport.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Kurti takohet me drejtuesit e PayPal në Davos 23 May, 2022
  • Giresse publikon listën e Kosovës për ndeshjet e qershorit 23 May, 2022
  • Dendias me Xhaçkën: Të bashkëpunojmë për abrogimin e ligjit të luftës dhe pensionet e shqiptarëve në Greqi 23 May, 2022
  • Shpërblehen 14 komuna përmes grantit të performancës komunale 23 May, 2022
  • Ronela nuk u kualifikua në finalen e Eurovision, flet koreografja 23 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top