fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 24 May, 2022 13:03 Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare
  • 24 May, 2022 13:01 Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit
  • 24 May, 2022 12:33 Liam Payne ndahet nga e fejuara për herë të dytë
  • 24 May, 2022 12:28 RrGK me rekomandime për heqjen e taksave në produktet menstruale
  • 24 May, 2022 12:24 Posta e Kosovës lëshon pullë të re postare
  • 24 May, 2022 12:15 Komuna e Prishtinës organizon diskutim publik më 8 qershor, fton qytetarët të marrin pjesë
  • 24 May, 2022 12:13 Këngëtarja serbe e bleu për 10 mijë euro një këngë të Ronela Hajatit
  • 24 May, 2022 12:10 Aprovohet plani i zbatimit për skemën e garantuar për të rinj nga komisioni ministror
  • 24 May, 2022 11:48 Balerina e njohur shqiptare në lidhje dashurie? Flet për herë të parë
  • 24 May, 2022 11:43 Zëvendëspresidentja e MCC: Është koha e jashtëzakonshme për të punuar për energjinë e efiçencës
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Propozimi për shtrenjtim të rrymës, sot përfundon afati për dërgimin e komenteve në ZRRE
31 January, 2022

Sot përfundon afati për të dhënë komente për raportin konsultativ që paraqet qëndrimet e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) për ristrukturimin e tarifave të nevojshme për të përmbushur kostot e blerjes së energjisë elektrike dhe për të rivendosur furnizimin për konsumatorë.

Megjithëse ishte paraparë që ky afat të përfundonte në fund të javës së kaluar, ZRRE-ja kishte vendosur ta shtynte duke marrë parasysh interesimin e palëve të interesit për të ofruar komente.

Deri më tani sipas ZRRE-së janë pranuar komente nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë në Vjenë, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), Operatorët e rregulluar KOSTT, KEDS dhe KESCO si dhe ka pranuar komente nga konsumatorët e energjisë elektrike, ku pritet të publikohen gjatë ditëve në vijim.

Edhe Kryeministri Kurti kishte deklaruar se qeveria e Ksoovës do t’i dërgojë komentet e saj lidhur me shqyrtimin e çmimit të rrymës.

Nga Qeveria e Kosovës të premten kanë deklaruar se janë duke i finalizuar komentet e tyre.

“Qeveria është duke i finalizuar komentet e saj. Ato do të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar. Ne do të mund t’i publikojmë ato vetëm pas dorëzimit të tyre”, thanë nga zyra e kryeministrit në një përgjigje për Gazetën Express

ZRrE më 17 janar ka publikuar raportin konsultativ të shqyrtimit të jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike. Palët e interesit kanë afat deri të hënën më 31 janar 2022 që t’i dërgojnë ato.

Propozimi i ZRRE-së është që çmimi i rrymës të rritet për konsumatorët që shpenzojnë mbi 600kWh në muaj, ndërsa ata që shpenzojnë deri në 800kWh ose më shumë, nuk do t’i ndihmojë as subvencioni i Qeverisë prej 75 milionë eurosh. ZRRE-ja propozon që tarifa për konsumatorët me 800kWh rrymë të shpenzuar në muaj të rritet në vlerë prej 13.31 eurosh, ndërsa ata që shpenzojnë 1,000kwh do të përballen me rritje prej 24.62 euro.

Kundërshtimi ndaj propozimit të ZRrE-së është manifestuar të shtunën edhe përmes protestës së thirrur nga PSD-ja, të cilës i janë bashkuar mijëra qytetarë./

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli
8 March, 2022 11:34

Gratë frymëzuese të Ukrainës, nga Valbona Zeneli

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës
8 March, 2022 11:21

12 gratë e vitit që i dhanë një tjetër kuptim botës

Lifestyle
Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro
13 May, 2022

Prindërit padisin djalin që nuk u dha nip ose mbesë, ia kërkojnë 650 mijë euro

Një çift në shtetin verior të Indisë, Uttarakhand, ka paditur djalin e tyre të vetëm dhe gruan e tij që

Lajmet e fundit
  • Ministria e Mbrojtjes shpall konkurs, u bën thirrje të rinjve dhe të rejave kosovare 24 May, 2022
  • Rriten pagat në Zvicër, sa paguhen punëtorët e ndërtimit 24 May, 2022
  • Davosi ballafaqon Kurtin e Vuçiqin në panelin për Ballkanin Perëndimor 24 May, 2022
  • Mbështetja e Perëndimit në energjinë ruse ishte ”e gabuar” dhe ”e rrezikshme”, thotë Stoltenberg 24 May, 2022
  • Një serb dhe një shqiptar arrestohen në Zvicër, shoku i tyre në arrati 24 May, 2022
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top