Të frymëzuar nga protestat e mëdha kundër vaksinave në Kanada, qindra Kivi kanë arritur të martën për të organizuar protesta të reja kundër obligimit të vaksinimit dhe rregullave të tjera kundër COVID-19.
Protestuesit morën emrin “Konvoji për Liri” dhe bllokuan rrugët në kryeqytetin Wellington, por deri të mërkurën numri i tyre ishte zvogëluar.
Rreth 100 policë janë mbledhur para Kuvendit për ta përcjellë nga afër këtë protestë, thanë mediat lokale.
Protestat e kësaj jave janë injoruar krejtësisht nga deputetët e Zelandës së Re, derisa mediat raportojnë se asnjë ligjvënës i vetëm nuk kishte shkuar për të takuar turmën ndryshe nga disa protesta të mëparshme.