Partia Socialdemokrate e Kosovës, mbajti një aksion simbolik para objektit të Kuvendit të Kosovës, në rrethojat e së cilit vendosi një mesazh me pretendimin se Presidenca është shndërruar në nëndegë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Përfaqësuesi i kësaj partie para gazetarëve u shpreh se “tash e sa muaj kjo është nëndegë e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Ata nuk po e thonë zyrtarisht, por faktikisht ka vepruar si e tillë”.
“Vjosa Osmani si ushtruese e presidentes e përdori këtë zyre edhe për ta themeluar listën e saj “Guxo”, dhe punësoi aty njerëz qe i paraqiti si aderime të mëdha”.