fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 18 January, 2021 14:14 Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse
  • 18 January, 2021 14:01 Ish-ministri serb vazhdon të rrëfejë se si u ndalua të hynte në Kosovë të shtunën: Një burrë qeshte
  • 18 January, 2021 11:26 Përurohet aneks-objekti i Agjencisë së Forenzikës, tani zbulimi i rasteve kriminale do të bëhet më lehtë
  • 18 January, 2021 11:21 Pas reshjeve të borës, kjo është gjendja e rrugëve sot në Kosovë
  • 18 January, 2021 11:13 Lista e LDK’së pëson ndryshime
  • 18 January, 2021 11:05 Sot nis gjysmëvjetori i dytë në shkolla
  • 16 January, 2021 22:21 Vasfije Krasniqi do të jetë kandidate për deputete në listën e VV-së
  • 16 January, 2021 22:20 Shala dorëzon listën e Nismës: Do jemi befasia e këtyre zgjedhjeve
  • 16 January, 2021 22:18 28 subjekte politike garojnë për zgjedhjet e 14 shkurtit
  • 16 January, 2021 22:16 VV e publikon listën me emrat e deputetëve: Kurti i pari – Osmani e dyta
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
PSD: Qeveria duhet të ndalojë përdorimin politik të pandemisë
11 May, 2020

Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) ka thënë se Qeveria në detyrë është duke e përdorur pandeminë për politik.

“Qeveria duhet që në mënyrë urgjente, bashkë me partitë e tjera, shoqërinë civile dhe profesionistët e fushës të përgatisë një plan të rimëkëmbjes ekonomike. Nuk duhen masa kursimtare dhe konservatore. Duhet plan i madh i investimeve publike që do të ndalonte sa më shumë rënien ekonomike e cila siç po e shohim është e pashmangshme”.

Reagimi i plotë:

Sot janë bërë 8 ditë nga rasti tragjik që ndodhi në Karantinën e improvizuar në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku për pasojë vdiç një 26 vjeçar. Pikërisht ky rast tragjik, bëri që tërë vëmendja e shoqërisë të kthehej nga ky vend i improvizuar për karantinë.

Po kaq ditë kanë kaluar që Kryeministri Kurti nuk e ka thënë bash asnjë fjalë për këtë rast. E kemi parë shpesh kryeministrin i cili i drejtohet publikut edhe për gjëra më banale, kurse për rastin tragjik të konvikteve ka heshtur. Poashtu, ministri Vitia deri vonë ishte yll i paraqitjeve publike, por ka kohë që nuk është paraqitur në publik ndonëse situata me pandeminë po vazhdon.

Nga raportimet e ndryshme, ishim dëshmitarë që persona të ndryshëm ishin liruar në mënyrë selektive nga karantina. U bënë denoncime publike për certifikata mjekësore të falsifikuara të cilat ishin lëshuar për persona të ndryshëm që të liroheshin nga karantina. U përmendën emra të lidhur me partinë në pushtet, të cilët kishin përfituar nga lidhjet politike dhe ishin liruar nga karantina. Për shumë nga këto kishte xhirime e dokumente që dëshmonin.

Ndaj rasteve të tilla që e rëndojnë tërë shoqërinë, shteti duhet të reagojë me shpejtësi maksimale. Tash që janë bërë 8 ditë, ende nuk e kemi një raportim për mbarëvajtjen dhe të gjeturat e hetimeve. Duke pasur mjaftueshëm dëshmi e dëshmitarë, deri tash do të duhej ta dinim se ku ka qenë gabimi dhe dështimi në këtë rast. E po ashtu, hetimi do të duhej të shtrihej e të vazhdojë në të gjitha shkeljet e tjera të pretenduara dhe shkelësit të ndiqen penalisht.

Përderisa, Ministri Vitia dhe Sveçla do të duhej të jepnin dorëheqje të menjëhershme për shkak të përgjegjësisë politike mbi rastin. Nuk po themi që janë fajtorë, por po themi që janë përgjegjës. Ai person ka vdekur në duar të shtetit, i cili po e mbante atë pa faj dhe pa dëshirë. Nuk bën të harrojmë që të dy këta ministra kanë treguar që para Kushtetutës dhe të drejtave të njeriut, ata dëgjojnë shefin e tyre Kurtin. Prandaj dorëheqja e tyre do të ishte vetëm një hap që do të garantonte mos ndërhyrjen e tyre ne procesin hetimor. Personalisht jam i bindur, që Ministri Vitia do të jepte dorëheqje por ai nuk lejohet nga Kurti.

Ekzistenca e karantinës në qendrën e studentëve po dëshmohet totalisht e panevojshme. Këtë na e dëshmon edhe vendimi i fundit i Qeverisë ku e shkurton kohën e detyrueshme të karantinimit në këtë qendër nga 14 në 7 ditë. Duke mos qenë vendim i bazuar në shkencë, e vetmja arsye pse ende ekziston karantina është ajo politike. Kemi parë zell të paparë që pikërisht kjo karantinë të përdorej politikisht në rastin e deputetit Pacolli prandaj po duan që ta mbajnë të hapur në mënyrë që ta përdorin kur u duhet.

Poashtu, nga informata të pakonfirmuara dhe jozyrtare, flitet që ka persona të mitur që janë mbajtur në karantinë. Nëse është e vërtetë, kjo është kundër kritereve të vendosura nga qeveria dhe poashtu shfaq një standard të dyfishtë të trajtimit të këtyre personave pasiqë disa të tillë janë liruar e disa janë mbajtur. Prandaj nga këtu po e shprehim si pyetje publike.

Poashtu, nga raportet e policisë që publikohen nga mediat pamë që dy persona nga një fshat i Kamenicës janë ndalur nga policia dhe për shkak të mosrrespektimit të orarit të lëvizjes, janë dërguar në karantinë në Prishtinë. Kjo është gabim dhe e papranueshme. Qendra e studentëve nuk duhet të shërbejë si masë ndëshkuese për ata që shkelin rregullat. Pavarësisht pandemisë, demokracia dhe liritë e njeriut nuk guxojnë të shkelen e cënohen, siç po ndodhë në shumë vende të botës e edhe te ne.

Tash që po u afrohemi masave lehtësuese, do të duhej t’i bënim një rikapitullim të sjelljes së shtetit tonë ndaj kësaj pandemie. Jemi dëshmitarë që masat që nga fillimi kanë qenë më rigoroze sesa që duhej, e për rrjedhojë kanë shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomisë dhe jetës shoqërore në përgjithësi. Interesi i vetëm i qeverisë kanë qenë shifrat, përmes të cilave tenton ta lavdërojë veten. Sot, shumë shtete janë në masa tepër më të lehta sesa ne. Ne do ta kalojmë krizën e pandemisë, por me këto masa, kjo qeveri ia ka siguruar qytetarëve tonë një krizë të paparë ekonomike.

Ekonomia që më shumë se 2 muaj është jashtë funksionit në shumë sektorë. Dhe edhe pakoja e famshme e qeverisë e cila është totalisht e pamjaftueshme dhe e gabuar si qasje, nuk është vënë në funksion ende. Duke e ditur që ka edhe pak ditë në pushtet, Kurti po përkujdeset që krizën ekonomike t’ia lë në dorë qeverisë së ardhshme. E në këtë betejë politike, humbësi më i madh do të jenë qytetarët sepse tashmë edhe nga vet qeveria flitet për mijëra vende punë më pak.

Qeveria duhet të ndalojë përdorimin politik të pandemisë. Ajo duhet që në mënyrë urgjente, bashkë me partitë e tjera, shoqërinë civile dhe profesionistët e fushës të përgatisë një plan të rimëkëmbjes ekonomike. Nuk duhen masa kursimtare dhe konservatore. Duhet plan i madh i investimeve publike që do të ndalonte sa më shumë rënien ekonomike e cila siç po e shohim është e pashmangshme.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit
15 January, 2021

35-vjeçari që hodhi 240 milionë euro në mbeturina kërkon ndihmën e shtetit

Një inxhinier britanik që thotë se aksidentalisht kishte humbur një disk për ruajtjen e të dhënave në të cilën kishte

Lajmet e fundit
  • Reagimet e SHBA-së dhe BE-së për Navalnyn, ministri i Jashtëm rus: Ata janë të lumtur 18 January, 2021
  • Kreu i OBSH-së me kritika për shpërndarjen e vaksinave anti-COVID 18 January, 2021
  • Miratohet udhëzuesi për trajtim me terapi mbështetëse të pacientëve me COVID-19 18 January, 2021
  • Endriti krenar me babain, poston fotografitë me fjalët mburrëse 18 January, 2021
  • Ambasada e ShBA-ve: Strategjia për rishikimin funksional të sistemit të drejtësisë moment historik 18 January, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top