fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 1 March, 2021 17:16 Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht
  • 1 March, 2021 17:10 Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja
  • 1 March, 2021 17:00 Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së
  • 1 March, 2021 16:52 Szunyog dhe Lumezi flasin për luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë
  • 1 March, 2021 16:49 ”Subvencioni 2021”, policia interviston edhe dy të dyshuar për keqpërdorim të detyrës
  • 26 February, 2021 10:49 Media serbe: Palmer po lobon për të pasuar Godfrey si ambasador në Beograd
  • 25 February, 2021 15:30 Gucatit e Haradinajt u vazhdohet paraburgimi
  • 25 February, 2021 15:25 “Bollni me cirkuz politik”, Daka lëshon mbledhjen e KQZ’së
  • 25 February, 2021 15:23 Policia mban ligjërata kundër drogës në shkollat e Podujevës
  • 25 February, 2021 15:15 Gashi: Deri në qershor do të plotësohen 90% e standardeve për kthimin e Kosovës në ENQA
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Pse njohja reciproke Kosovë – Izrael është tepër e rëndësishme për të dyja vendet?
3 February, 2021

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti është nënshkrues i marrëveshjes së Washingtonit, e cila përfshiu dakordimin për njohjen reciproke Kosovë-Izrael. Megjithëse Shtetet e Bashkuara e njohën Kosovën vetëm një ditë pas shpalljes së pavarësisë, u deshën plot 13 vjet që aleati tradicional i amerikanëve ta bënte të njëjtën gjë.

Vendimi i Izraelit për ta njohur Kosovën është tepër i rëndësishëm sepse është njohja e parë që nga fillimi i 2018, thotë profesori James Ker-Lindsay nga London School of Economics and Political Science, raporton BBC në gjuhën serbe.

Para Izraelit, Kosova u njoh nga shteti i Barbados në shkurt 2018.

Jo vetëm kaq, shton profesori – gjatë viteve të fundit, Beogradi ka arritur sukses të konsiderueshëm në bindjen e një numri vendesh që ta rishikojnë vendimin për njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

“Në atë kuptim, vendimi i Izraelit është një fitore e rëndësishme për Kosovën në betejën afatgjatë për njohje”, tha Ker-Lindsey në një përgjigje me shkrim për BBC-në në serbisht.

Kjo është shumë e rëndësishme edhe për një arsye tjetër, thekson ai.

“Serbia dhe Izraeli kanë ndërtuar marrëdhënie të forta dhe mbështesin njëra-tjetrën në diplomaci për një kohë të gjatë”.

“Kjo është arsyeja pse kjo njohje erdhi si një befasi e madhe për shumicën e vëzhguesve”, shtoi Ker-Lindsey.

Fakti që, si pjesë e marrëveshjes së Washingtonit, Serbia gjithashtu pranoi ta zhvendosë ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jerusalem, kundër vullnetit të Bashkimit Evropian, ishte gjithashtu “pothuajse tronditëse”, thekson profesori.

Çështja e vendndodhjes së ambasadës ngre gjithashtu çështjen e statusit të Jerusalemit – ndërsa izraelitët pretendojnë se është kryeqyteti i Izraelit, palestinezët dhe një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare pretendojnë se qyteti është i okupuar.

Sidoqoftë, shumica e vendeve kanë misione diplomatike me Izraelin në Tel Aviv, ndërsa ambasadat në Jerusalem deri më tani janë hapur vetëm nga SHBA-ja dhe Guatemala.

Çfarë do të thotë për Izraelin vendosja e marrëdhënieve diplomatike me Kosovën?

Gazeta më e madhe Izraelite, Jerusalem Post raporton se ka marrëdhënie historikisht të mira ndërmjet Kosovës dhe Izraelit, dhe kujton se qeveria e shtetit hebre shpërndau ndihmë të konsiderueshme humanitare në Kosovë gjatë luftës së vitit 1998 dhe 1999 kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Sot, rreth 80 familje hebreje jetojnë në Kosovë, shumica e tyre në Prishtinë, dhe tri familje jetojnë në Prizren, shton gazeta.

Historia nuk është e vetmja arsye, beson ish-zëvendëskryeministrja e Serbisë.

“Izraeli po pozicionohet edhe në këtë rajon, është e rëndësishme që ata të kenë një shtet tjetër në krah, si në biznes ashtu edhe ushtarakisht”, shprehet Suzana Grubjesiq, tani pjesë e Qendrës së Politikës së Jashtme.

Dhe Izraeli tashmë ka, thotë ajo, bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Serbinë dhe Greqinë, me të cilën ka rënë dakord për një tubacion të përbashkët gazi, i cili do të sillte gaz nga Izraeli në Ballkanin Perëndimor.

Zyrtarët nga Greqia, Izraeli dhe Qiproja nënshkruan një marrëveshje në janar të vitit të kaluar mbi ndërtimin e një tubacioni gazi nëndetës për transferimin e gazit nga depozitat e reja bregdetare në Mesdheun juglindor në pjesën kontinentale të Evropës.

Gazsjellësi 1,900 kilometra duhet të jetë një burim alternativ gazi për Evropën, e cila tani varet shumë nga furnizimet nga Rusia dhe rajoni i Kaukazit.

Gara në kërkim të depozitave të gazit dhe naftës në jug të Mesdheut ka krijuar tensione të reja midis Greqisë dhe Qipros, nga njëra anë dhe rivalit të tyre historik – Turqisë, raportuan agjencitë.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin
25 February, 2021

Torturoi shërbyesen për një kohë të gjatë dhe më pas e vrau, gruaja e policit pranon krimin

Gruaja e një oficeri policie në Singapor ka pranuar se la pa ngrënë, torturoi dhe në fund vrau punonjësen nga

Lajmet e fundit
  • Numërohen mbi 13 mijë e 500 vota me kusht, gjysmën i merr LVV-ja 1 March, 2021
  • Rezultati pas numërimit të mbi 10 mijë votave me kusht 1 March, 2021
  • Hoxhaj takon ambasadorin Abbott: PDK pret konstituimin e shpejtë të institucioneve të reja 1 March, 2021
  • Dështon seanca për kishën Ortodokse në kampusin e UP-së 1 March, 2021
  • Ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dënohet me burgim për korrupsion 1 March, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top