fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 16 April, 2021 14:12 Ukë Rugova dhe të tjerët përsëri deklarohen të pafajshëm për krim të organizuar lidhur me vizat italiane
  • 16 April, 2021 14:10 Weidiniger ia sjell Osmanit urimet e presidentit austriak
  • 16 April, 2021 13:47 Bulliqi për rastin e djeshëm në QKMF: Sjellja e mjekut ndodhi nga mbingarkesa e punës
  • 16 April, 2021 13:44 Osmani ia dorëzon kopjen e dekoratës “Urdhri Hero i Kosovës”, familjes së Agim Ramadanit
  • 16 April, 2021 13:20 Ky është dokumenti joformal për ripërcaktimin e kufijve në Ballkan, përmendet edhe bashkimi i Kosovës me Shqipërinë
  • 16 April, 2021 12:35 Petkoviqit iu ndalua hyrja në Kosovë, reagon Meliza Haradinaj
  • 16 April, 2021 12:11 Kryeministri Kurti takohet me ambasadoren e Maqedonisë së Veriut në Kosovë, ja çfarë diskutuan
  • 16 April, 2021 11:58 Ministri gjerman për Evropën: Vizatimi i kufijve të rinj të Ballkanit – rrugë e rrezikshme
  • 16 April, 2021 11:31 Brad Pitt fotografohet në karrige me rrota, çfarë ka ndodhur me aktorin
  • 16 April, 2021 11:17 PDK-ja thërret tri debate parlamentare, i pari për “dështimin e sigurimit të vaksinave”
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Publikohet aktgjykimi i plotë i Kushtetueses për votimin e Qeverisë Hoti, pritet caktimi i datës së zgjedhjeve
6 January, 2021

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e publikoi sot të plotë aktgjykimin lidhur me votimin e Qeverisë së Kosovës, të udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi dhe ka urdhëruar u.d presidenten Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh.

Kushtetuesja kishte konstatuar se qeveria e zgjedhur më 3 qershor 2020, nuk ishte në pajtueshmëri me paragrafin 3 të nenit 95 [zgjedhja e qeverisë] të Kushtetutës sepse qeveria nuk kishte marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve.

“Rrjedhimisht, duke u bazuar në gjuhën e qartë të nenit 71.1 të Kushtetutës në ndërlidhje me nenin 29.1 (q) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, si dhe nënparagrafit 6 të paragrafit 3 të nenit 70 të Kushtetutës, Gjykata konsideron se asnjë person nuk mund të fitojë dhe mbajë mandat të vlefshëm të deputetit nëse është i dënuar për vepër penale sikurse parashihet me këto dispozita, me vendim gjyqësor të formës së prerë, nëse kundër tij/saj ka një vendim dënues që është në fuqi në Republikën e Kosovës”, thuhet në aktgjykim.

“Për sa i përket zgjedhjes së Qeverisë, Gjykata thekson se në mënyrë që Qeveria të zgjidhet, konform paragrafit 3 të nenit 95 të Kushtetutës, ‘për’ Qeverinë duhet të votojnë të paktën gjashtëdhjetë e një (61) deputetë të Kuvendit. Në rastin konkret, sipas dokumenteve zyrtare të Kuvendit, Gjykata vëren se më 3 qershor 2020, gjashtëdhjetë e një (61) deputetë kishin votuar ‘për’ Qeverinë, gjegjësisht për vendimin e kontestuar. Për miratimin e Vendimit të kontestuar kishte votuar edhe Etem Arifi.

Pasi Gjykata gjeti se mandati i Etem Arifit kishte qenë i pavlefshëm para votimit të Vendimit të kontestuar, ai Vendim kishte marrë vetëm gjashtëdhjetë (60) vota të vlefshme. Për pasojë, procedura për të zgjedhur Qeverinë nuk është zhvilluar në përputhje me paragrafin 3 të nenit 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës, sepse Qeveria nuk ka marrë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej.

Gjykata vë në pah se neni 95 i Kushtetutës, siç është interpretuar përmes praktikës së saj gjyqësore, parasheh dy tentativa për të zgjedhur Qeverinë nga Kuvendi. Në të dyja rastet, Qeveria për t’u konsideruar e zgjedhur duhet të këtë shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit, përkatësisht gjashtëdhjetë e një (61) vota. Nëse as pas tentimit të dytë nuk zgjidhet Qeveria, neni 95.4 i Kushtetutës parasheh shpalljen e zgjedhjeve nga ana e Presidentit të Republikës së Kosovës.

Gjykata rikujton që Qeveria e votuar përmes Vendimit nr. 07/V-014 të Kuvendit, të 3 qershorit 2020, është bazuar në Dekretin e Presidentit nr. 24/2020, të datës 30 prill 2020, të nxjerrë bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, përkatësisht në tentativën e dytë për zgjedhjen e Qeverisë. Në lidhje me këtë, Gjykata rikujton interpretimin e dhënë në Aktgjykimin KO72/20 ku kishte theksuar se ‘zgjedhjet do të jenë të pa evitueshme në rast të dështimit të zgjedhjes së Qeverisë edhe në tentativën e dytë, […] me ç’rast, bazuar në paragrafin 4 të nenit 95 të Kushtetutës, Presidenti shpall zgjedhjet, të cilat duhet të mbahen jo më vonë se dyzet (40) ditë nga dita e shpalljes së tyre’”.

“Gjykata e konsideron të rëndësishme të theksojë se është e vetëdijshme se Etem Arifi ka marrë pjesë edhe në procedura të tjera votuese në Kuvend, edhe pasi ai nuk kishte mandat të vlefshëm. Megjithatë, duke u mbështetur në parimin non ultra petita (‘jo përtej kërkesës’), Gjykata kufizohet në vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit të kontestuar më kërkesën e paraqitur para saj, gjegjësisht Vendimit nr. 07/V-014, të Kuvendit të Republikës së Kosovës, përkitazi me Zgjedhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Gjykata e sheh të nevojshme që të sqarojë po ashtu se, duke u nisur nga parimi i sigurisë juridike, si dhe nga fakti se ky Aktgjykim nuk mund të ketë efekt prapaveprues, vendimet e Qeverisë aktuale mbeten në fuqi, si dhe Qeveria mbetet në detyrë deri në zgjedhjen e Qeverisë së re”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

Tashmë, ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ka përfunduar takimet me përfaqësuesit e partive politike dhe së shpejti pritet të bëhet e ditur edhe data e zgjedhjeve.

« Previous Post
Next Post »
Opinione
Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995
25 December, 2020 19:02

Kosova është interes suprem i ShBA-së, ky është qëndrim zyrtar amerikan nga viti 1995

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9%  të virusit që shkakton COVID-19
17 December, 2020 21:58

Testet laboratorike të Colgate tregojnë se pasta e dhëmbëve dhe larja e gojës inaktivizojnë 99.9% të virusit që shkakton COVID-19

Lifestyle
Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë
16 April, 2021

Pas një diete drastike çifti i kthehet jetës normale, bëhen prindër për herë të parë

Burrë e grua, të dy mbipeshë, tentuan për 7 vite për të lindur një fëmijë, por ishte e pamundur. Kështu

Lajmet e fundit
  • 14 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit 16 April, 2021
  • Osmani: Nuk mund të flitet për dialog me Serbinë, derisa neve na vdesin njerëzit për mungesë vaksinash 16 April, 2021
  • Arrestohen pronarët e dy kompanive në Prizren për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim në prokurim publik 16 April, 2021
  • Pahor për dokumentin joformal: Ndryshimi i kufijve në mënyrë paqësore s`është i mundur 16 April, 2021
  • Shoqata e Pulmologëve kërkon lirimin e Ibrahim Hotit 16 April, 2021
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top