Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhimin e Kontratave në Komunën e Prishtinës ka bërë të ditur se të premten dhe të shtunën një pjesë e rrugës “Muharrrem Fejza” do të jetë e mbyllur për shkak të asfaltimit.
Përmes një njoftimi thuhet se gjatë këtyre dy ditëve do të asfaltohet shtresa e parë e këtij segmenti, që ka mbetur pa asfaltuar përkundër se punimet në këtë rrugë kanë nisur prej një viti.
“Ju njoftojmë se, për shkak të mundësisë së asfaltimit për shtresën e parë të një segmenti rrugor, rruga që fillon nga kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Ukshin Kovaçica” në drejtim të lagjes Mati do të mbyllet për qarkullim ditën e Premte dhe të Shtunë, përkatësisht me datë 08.04.2022 dhe 09.04.2022, duke filluar nga ora 08:00-18:00”.