fbpx
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
LAJMET E FUNDIT:
  • 21 March, 2023 23:42 Murati thotë se me qeverinë “Kurti” ekonomisë çdo vit i shtohet nga 1 miliard euro
  • 21 March, 2023 23:41 Kjo është polica e re kufitare
  • 21 March, 2023 23:40 Pas humbjeve në Trust, opozita kritikon Qeverinë që refuzoi tërheqjen nga kontributpaguesit
  • 21 March, 2023 23:38 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës [video] 200 metra afër, incidenti i dy avionëve mbi qiellin e Kosovës
  • 21 March, 2023 23:35 Arrestohet postieri, e fshehu një zarf me disa fotografi të ndjeshme brenda
  • 21 March, 2023 23:34 Dalin rezultatet, ky është çifti që votuan shqiptarët për të nxjerrë në nominim
  • 21 March, 2023 23:33 “Unë nuk luaj me zemrën time”/ Keisi flet për ndërprerjen e marrëdhënies me Kristin
  • 21 March, 2023 23:32 Vazhdon historia e debatit mbi sytjenat, pas Shota Baraliut reagon edhe Ana Kabashi (FOTO)
  • 21 March, 2023 23:31 Abdixhiku: DASh me deklaratë zhgënjyese ndaj Kosovës, për herë të parë në histori
  • 21 March, 2023 23:30 Hasani: Marrëveshja e Ohrit është autonomi territoriale për serbët
Innovation Media informatat.com BETA
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
  • Home
  • Koronavirus
  • Lajme
  • Ekonomia
  • Sport
  • Showbiz
  • Tech & Inovacion
  • Energjia
Putin ia tregon Erdoganit kushtet për të marrë fund lufta në Ukrainë
18 March, 2022

Turqia ka çelësin për të zgjidhur konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës. Këtë e vërteton besimi që Kievi dhe Moska kanë për udhëheqësit e këtij shteti. Presidenti rus, Vladimir Putin, në një bisedë telefonike me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan, i tregoi atij kërkesat ekzakte që ka për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Ukrainën.

Ato bien në dy kategori, sipas zëdhënësit të Erdoganit, Ibrahim Kalin, që foli për BBC gjysmë ore pas përfundimit të bisedës telefonike, pjesë e së cilës ishte dhe ai. Katër kërkesat e para, sipas Kalinit, nuk janë të vështira për t’u përmbushur nga Kievi. Mes tyre është pranimi i neutralitetit dhe mosanëtarësimi në NATO, gjë e cila ka ndodhur tashmë dhe aprovuar nga Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ka edhe kërkesa të tjera në këtë kategori, të cilat më së shumti duken të jenë elemente që të shpëtojnë fytyrën për palën ruse. Ukraina do të duhej t’i nënshtrohej një procesi çarmatimi për të siguruar që ajo të mos jetë një kërcënim për Rusinë. Gjuha ruse në Ukrainë do të duhet të mbrohet dhe ka diçka që quhet denazifikimi, çështje e cila nuk është shpjeguar shumë nga Moska.

Por, kjo kërkesë konsiderohet fyese për Presidentin Zelensky, pasi është hebre dhe disa të afërm i kanë vdekur gjatë Holokaustit. Por, Turqia, që ka ndërmarrë rolin e ndërmjetësuesit, beson se këto do të jenë të lehta për t’u pranuar nga Ukraina. Kategoria e dytë sjell dhe vështirësitë dhe presidenti rus, Vladimir Putin, i tha Erdoganit se për këtë duhen negociata ballë për ballë me presidentin ukrainas, përpara arritjes së një marrëveshjeje për këto pika.

Nga ana e tij, Zelensky është shprehur i gatshëm të takohet me homologun rus dhe madje e ka kërkuar një gjë të tillë vazhdimisht. Zëdhënësi i presidencës turke nuk dha shumë detaje për këtë pjesë të kërkesave, por njoftoi se përfshijnë diskutime për statusin e krahinës së Donbasit, në të cilin dy republika vetëshpallën pavarësinë dhe për Krimenë e aneksuar. Ka supozime që Putin do të kërkojë nga Zelensky që të bëjë lëshime territoriale, por kjo është një vijë e kuqe për Ukrainën. /A2CNN

« Previous Post
Next Post »
Opinione
“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”
21 March, 2023 23:47

“Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….”

Lifestyle
Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?
21 March, 2023

Puna me orë të zgjatura, si të kujdesemi?

Edhe pse puna me orë të gjata në zyrë mund të ndihmojë progresin e korporatës, ajo nuk ju ndihmon ju

Lajmet e fundit
  • Kërkesa e qartë e BE-së dhe SHBA-së drejt Kurtit e Vuçiqit: Zbatojeni Marrëveshjen e Ohrit 22 March, 2023
  • Kryhet një operacion i rrallë në Spitalin e Pejës, 67-vjeçares i hiqet masa tumorale 21 March, 2023
  • “Lufta” në OFK: Gjyqi i Nderit e rikthen Jakupin, anëtarët e Kuvendit iniciojnë zgjedhjen e kryetarit të ri 21 March, 2023
  • “Në vende si tonat janë madje gratë që luftojnë gratë më shumë sesa burrat….” 21 March, 2023
  • Është koha për të marrë përgjegjësi dhe për të ecur drejt BE-së 21 March, 2023
Innovation Media

informatat.com Mirëmbahet dhe menaxhohet nga Innovation Media Shpk. Të gjitha Lajmet janë të mbrojtura me copyright të Innovation Media © 2018 WEB!

INFO

[email protected]
[email protected]
[email protected]
www.instagram.com/informatat
www.facebook.com/informatat

informatat.com - +383 45 306 308
Impresum
Scroll to top