Presidenti rus, Vladimir Putin, sot e ka nënshkruar një dekret, i cili i shton 134.500 rekrut të rinj në ushtrinë ruse.
Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes tha se thirrja e re nuk kishte të bënte me konfliktin në Ukrainë.
Sergei Shoigu, ministri rus i Mbrojtjes, tha se rekrutët e rinj nuk do të dërgohen në “pikat e nxehta”.
“Shumica e personelit ushtarak do t’i nënshtrohen trajnimit profesional në qendrat e trajnimit për tre deri në pesë muaj. Më lejoni të theksoj se rekrutët nuk do të dërgohen në asnjë pikë të nxehtë,” tha ai, shkruan Skynews,