Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha dhe deputeti i VV-së, Enver Dugolli janë përplasur në Komisionin për Siguri dhe Mbrojtje në Kuvendin e Kosovës.
Kjo lidhur me pyetjet që Berisha ia ka bërë drejtorit të policisë, Samedin Mehmetit.
Dugolli tha se Berisha tërë kohën e ka gozhduar Mehmetin dhe se nuk e ka inkurajuar që ta luftojë krimin.
“Tërë kohën e gozhduat drejtorin se po shpiknin krim, po bëni, po luftoni. Ju duhet me inkuraju policët e drejtorin për me luftu krimin”, tha Dugolli.
“Qetash e inkurajoj”, iu kundërpërgjigj Berisha.